E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruajta gjoksin

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 11:48

Këngëtarja Rozana Radi ngjiti dje shkallët e prokurorisë për t’u rrëfyer para hetuesve në lidhje me incidentin që pati me kolegen e saj në muzikë, Rezarta Shkurta.

Vajza simpatike ka mbërritur në dyert e organit të akuzës rreth orës 11:30 të ditës së djeshme për të dalë prej andej pas afro tre orësh. Para prokurorit Ervin Karanxha, aktorja ka shpjeguar incidentin, duke u shprehur se ishte pikërisht Shkurta ajo që e qëlloi duke mos i dhënë mundësinë as të dalë nga makina. Akuzave të mëparshme Rozi i ka shtuar edhe arsyen për të cilën nuk ka mundur të veprojë.

“Përpos pozicionit të keq, duke qenë se isha e bllokuar, gjatë gjithë kohës jam përpjekur të ruaj pjesën e bustit, pasi tashmë dihet që unë vij nga një ndërhyrje kirurgjikale”, ka pohuar Radi dje në organin e akuzës. “Nuk kam qenë unë e para që kam goditur”, ka vijuar më tej ajo.

Ndërkohë kolegia e saj, Shkurta, ka pohuar të kundërtat e asaj ç’ka Rozi thotë… “Sapo jemi takuar, pashë që Rozana ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ishte e pamundur të flisje me të”, ka thënë Rezarta Shkurta në Prokurori. Sipas saj, pasojë e këtij shkaku kanë qenë edhe grushtet që Rozana ka filluar t’i japë, derisa Shkurta është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. (GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›