E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrezon dekretin e Topit per Akcizat

Kuvendi rrëzoi sot me 73 vota dekretin e Presidentit të Republikës për disa ndryshime në ligjin "Për akzicat", i kthyer për rishqyrtim në parlament nga Kreu i shtetit.

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, në relacionin e paraqitur në seancë hodhi poshtë argumentat e parashtruara nga Presidenti në dekretin e tij, duke nënvizur se ligji nuk bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Ligji për disa ndryshime në ligjin 'Për akcizat', u miratua në Kuvend më 23 mars, por Presidenti Topi refuzoi ta dekretojë duke e kthyer në Kuvend për rishqyrtim.

Në dekretin e kthimit Kreu i shtetit thotë se ligji në fjalë binte ndesh me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›