E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ju vratë 4 të rinj në kufi, Ruci: Nuk ka ndodhur, po reciton

TIRANE- Debate PD-PS në Kuvend gjatë shqyrtimit të pr/ligjit, "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij".

Debate të ashpra ka pasur edhe mes kryeparlamentares Topalli e kryetarit të grupit të PS-së Gramoz Ruci. Topalli i ka cilësuar deklaratat e deputetëve të majtë si lot krokodili, ndërsa ju ka kërkaur të kërkojnë falje që për 50 vjet me radhë i kanë marrë shqiptarëve pronat. Ajo akuzoi më tej Rucin se ka vrarë fëmijë në kohën e komunizimit, kur ishte ministër i Brendshëm.

"Kërkoni së pari të falur që keni nxjerrë nga shtëpia me mijëra shqiptarë, është shumë e rëndë që ju flisni për ish-pronarët. T’ju dëgjosh juve sot është si të dëgjosh Rucin kur flet për të persekutuarit. Ai ishit ju ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës apo nuk ishit?”, tha Topalli.

Në kundërpërgjigje, Ruci e cilësoi deklaratën e Topallit si një tjetër vjershë që ia mëson shefi i saj, ndërsa u shpreh se ka qënë ministër në kohën e tranzicionit.

“Unë kam qënë ministër i Brendshëm dy muaj pasi ishte vendosur pluralizmi në Shqipëri. Kam qënë ministër në kohën e tranzicionit, kam dhënë 1500 firma për të liruar të përndjekurit. Po ju them se megjithëse u përmbys një sistem nuk u vra asnjë njeri, kurse ju e dini vetë cu bë në 1997. Për herë të parë vendi pati zgjedhje të lira edhe Ramiz Alia humbi në Tiranë, kurse ju dini vetëm të vidhni vota”, tha Ruci.

Kryeparlamentarja Topalli e akuzoi më tej për vrasjen e 4 të rinjve 16-17 vjecar në kufi në kohën e komunizmit.

“Ju vratë 4 të rinj dhe i zvarritët në rrugët e qytetit tim”, tha ajo

“Zonjë mos luaj më fatkeqësinë e 4 fëmijëve. S’ka ndodhur asnjë situatë e tillë kur kam qënë në atë detyrë”, u përgjigj Ruci.

Bode: Nuk keni interes për ligjin, Bello: Relacioni i paqartë
Ministri i Financave Ridvan Bode gjatë fjalës së tij akuzuar opozitën se nuk ka interes për pr/ligjin e pronave, sqaroi se ligji parashikon të ndryshohet vetëm në një cështje, në atë të privatizimit të shitjes së pronës publike për një kategori pronash.
“Së pari janë të gjitha ndërtesat e ngritura me leje ndërtimi të rregullta me një sipërfaqe 200 metra katrorë, para vitit 1991, të gjitha që kanë një truall me leje u jepet e drejta që në momentin e hipotekimit të kësaj prone ta bëjnë më mënyrë integrale. Së dyti janë të gjitha ndërtimet e dhëna nga komitetet pluraliste nga vitit 1991, 1992 deri në momentin që u ngrit agjencia e kopmensimit. Së treti janë ndërtimet edhe pas kësaj periudhe të gjitha ndërtimet me leje që kanë tapi. Së fundi kategoria e ndërtesave të privatizura nga pronat e ish koperativave bujqësore”,- deklaroi Bode.

Deputeti Marko Bello u shpreh se relacioni për pr/ligjin është i paqartë, duke nënvizuar se ai nuk i trajton si të barabartë qytetarët shqiptar.
“Po të shohësh relacionin zoti ministër nuk kam parë ligj më të paqartë. Unë gjej rastin te them që shqiptarët nuk janë të barabartë para ligjit, kjo qeveri nuk ka zgjidhur cështjen pasi më shumë se ligji në këtë qeveri ka vepruar Maliqi”,- u shpreh Bello.

Dade: S'keni vullnet për zgjidhje, Halimi: Po zhbëjmë gjëmën e komunizimit
Nga foltorja e Kuvendit deputetja e PS-së Arta Dade i bëri thirrje kolegëve të saj të majtë dhet ë djathë të mos e votojë projektligjin pasi ai bi ndesh me 12 prioritet e KE. Dade akuzoi qeverinë se nëpërmejt këtij projetkligji po favorizon mazhorancën, ndërkohë që theksoi se kryeministri nuk ka pasur vullnet për ti dhënë zgjidhje pronës.
“"Kjo nismë duhet të përfshijë proceset e kthimit, kompensimit dhe legalizimit të pronës. Ky prioritet kyç sikurse konsiderohet në progres raportin e 2011-ës vazhdon të mbetet i neglizhuar nga qeveria dhe strukturat përgjegjëse, madje amendamentet për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij, thellojnë më tej shqetësimin e BE-së dhe vërtetojnë se qeveria s'ka vullnet politik për t'i dhënë zgjidhje çështjes së të drejtave të pronësisë. Ky ligj do favorizojë klientët e mazhorancës”,- deklaroi Dade.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit të PD-së, Sherefedin Shehu, i cili vuri në dukje se përbaltja e reformave të qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronës, është filozofia politike e opozitës.
"Po shfrytëzohet ky rast për të hedhur baltë mbi qeverinë dhe reformat e ndërmarra. Diskutimet politike nuk janë në funksion të zgjidhjes së çështjes", theksoi Shehu. Sipas tij, me këto amandamente do të zgjidhet çështja e kthimit dhe kompensimit të pronës, "Ky amandament nuk i heq pronën pronarit dhe ish pronarit dhe as nuk i jep pronën atij që nuk i takon", tha Shehu.

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi si replikë deklaroi se mazhoranca po zhbën me ligjin e pronës gjëmën që bëri komunizmi, ndërkohë akuzoi opozitën se në 8 vite uzurpoi regjistrimin e pronave si dhe abuzoi me fondet.
“Ne morëm përsipër të zhbënim atë gjëmë të madhe që familja juaj politike i bëri pronarëve. Breda mandatit të parë kemi nxjerrë një sërë aktesh. Nga 65 mijë kërkesa që janë regjistruar në komisionin e kthimit të pronave kanë dhënë përgjigje gjithë kërkesave brenda 21 vjetëve, 92 % e kërkesave kanë marrë përgjigje. Gjatë 8 viteve të PS janë dhënë 10 mijë vendime. Kur e kthyet agjencinë e pronave në Kuvend ndodhi korrupsioni dhe ish kryetarët të kthimit të pronave kanë shkuar në Prokurori. 10 milonë euro janë alukuar kur PS kanë qënë në qeverisje dhe në vitin që hymë në Ministrinë e Drejtësisë, pamë se vetëm 1 milionë euro kishin shkuar për regjistrimin, 9 milionë euro ishin zhdukur”,- theksoi Halimi.

Ministri Halimi nënvizoi se qeveria po ecën para me strategjinë e pronës në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Këshillin e Europës, ndërkohë që pohoi se PD do të zhbëjë kompensimin e plotë të pronarëve bazuar edhe në kriteret e shteti, strategji që do marrë zgjidhje brenda muajit.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›