Biberaj: Reforma në drejtësi kërkon edhe vullnetin e opozitës
Reforma në sistemin e drejtësisë pritet që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të filloj konkretisht nga puna, duke përfshirë një sërë hallkash përgjegjëse të drejtësisë në vend. Megjithëse shihen reagime dhe kundër reagime nga forcat politike, përsëri opozita e ndjen veten të mënjanuar nga pjesëmarrja në këtë refomë dhe hedh kërcënime dashakeqe për bllokimin e punës së komisionit për reformën në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër mazhoranca e konsideron reformimin e sistemit të drejtësisë si jetik për vendin dhe ku duhet ndërhyrë menjëherë, duke qenë se do të shënojë edhe një plotësim të një standardi të vënë nga ndërkombëtarët, me fillimin e Samitit tëBukureshtit, pranverën e ardhshme ku Shqipëia do të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Duke i