E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubiku, qyteza e ngritur nga bakri

Por nga uzina qe dikur njihej edhe për prodhimin e arit dhe argjendit, tashme kane mbetur vetëm rrënojat. Puna për ngritjen e gjigantit industrial te bakrit nisi ne vitin 1938. Pas luftës ne dy fabrikat e shkrirjes dhe përpunimit punonin afro 1 mije punëtorë, pa llogaritur edhe 2 mije te burgosurit politike qe caktoheshin ne sektorin më te vështirë, atë te shpimit. Por edhe te punësuarit qe merrnin një page minimale, thonë se kushtet ishin shume te vështira, madje shume prej tyre kane humbur jetën edhe ne moshe te re. Edhe pse uzina arriti ti rezistoje luftës e dhjetëra viteve, fabrikat e saj u shemben dhe u groposen para disa vitesh, për shkak te ndotjes kimike qe shkaktuan mbetjet ne to. Madje me vendim te KRRTRSH kjo zone u kthye ne landfill për mbetjet e rrezikshme, duke shuar përfundimisht shpresat e banoreve për rivënien e uzinës ne funksion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›