Shtëpia dhe kisha e Mjedës ne harrese
Por kjo gjendje pritet te ndryshoje se shpejti, madje komuna mësohet se i ka kërkuar Ministrisë se Turizmit qe këto objekte te kthehen ne monumente kulture. Iniciativa për restaurimin e shtëpisë dhe kishës ku Mjeda jetoi e punoi për 31 vjet, është ndërmarrë nga famullia e Shkodres, e mbështetur edhe nga biznesmenët e qytetit. Kisha e ndërtuar ne stilin neoklasik dhe banesa qe daton ne vitin 1906 janë projektuar nga Mjeda, po ashtu edhe muret janë zbukuruar me figura te gdhendura prej vete atij. Ato paraqesin episode të mitologjisë ilire e kishtare. Në vitin 1967, Kisha e Kuklit u mbyll duke u kthyer në një depo armësh. Shtëpia u shndërrua fillimisht në shkollë, e më pas u përshtat për banim. Vetëm ne vitin 1982 kati i dytë i ndërtesës u kthye në shtëpi muze kushtuar poetit të madh, por funksionoi si e tille deri ne vitin 1991.