E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 Platini Te jemi te gatshem ne cdo moment qe te mbrojme

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini nënvijëzoi rëndësinë e faktit sa e rëndësishme është siguria në Euro 2012, pas raportimeve në mediat polake se policia e këtij vendi mund të mos jetë në gjendje të sigurojë numrin e planifikuar të agjendëve për këtë aktivitet.
Nga stadiumi kombëtar i Varshavës, Platini u shpreh optimist edhe pse theksoi se siguria e tifozëve gjatë evenimentit është shumë e rëndësishme.
“Preferoj ta shikoj gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Duke u bazuar te kjo, mendoj se turneu do të jetë fantastic dhe ndërhyrjet e policisë nuk do të jenë të nevojshme. Gjithsesi, pavarësisht optimizmit duhet të jemi të gatshëm në çdo moment që të mbrojmë tifozët nga huliganët dhe nga incidente të tjera të papritura. UEFA ashtu si edhe qeveritë e vendeve organizatore është njësoj përgjegjëse për mbarëvajtjen e aktiviteit dhe për të garantuar që ata që vijnë të shikojnë ndeshjet të jenë plotësisht të sigurt”.
Qeveria polake ka parashikuar që gjatë Kampionatit Europian, vendi të vizitohet nga 670 mijë deri në një milionë turistë. Vizita e Platinisë në Varshavë erdhi menjëherë pas udhëtimit të tij në Ukrainë, ku kreu I UEFA-s I kishte cilësuar “hajdutë dhe batakçinj” pronarët e hoteleve, të cilët I kanë ngritur çmimet në qiell për fazën finale të Euro 2012.
Në praninë e presidentit ukrainas, Vladmir Janukoviç, legjenda e futbollit francez kërkoi që qeveria të ndërhynte, pasi nuk është normale që çmimet e dhomave për tifozët të shkojnë nga 40 euro në 500 euro. Raportimet e ndryshme tregojnë se një hotel pranë stadiumit e ka çmimin 3600 euro për një dhomë në natën e gjysmëfinales së 27 qershorit, ose ndryshe 85 herë më të lartë se çmimi normal i dhomës, që kushton vetëm 42 euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›