Ruçi: Detajet e takimeve të Ramës me Nanon e Berishën
Kryetari i grupit par lamentar të PS-së, Gramoz Ruçi zbardhi dje, në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, bisedat që u bënë me Sali Berishën dhe Fatos Nanon, gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Ai tha se Rama e Nano janë takuar 5 ose 6 muaj para takimit zyrtar në PS. Ndërsa takimi Rama-Meta ka qenë i paravendosur.
Në lidhje me Presidentin në këtë takim, kush ka qenë oferta, mekanizmi? Çfarë kërkonit ju nga takimi Rama-Berisha?
Kundërshtarët tanë kishin një filozofi të vetën, që Presidenti do të zgjidhej në mënyrë të njëanshme. Dhe kështu ndodhi me kandidatin e parë, që, në mënyrë të njëanshme, e bënë publike dhe thanë ‘ky është kandidati’, dhe ka patur edhe spekulime.
U tha që ju s’keni dashur ta takoni z.Patozi në mbrëmje?
Absolutisht s’është e vërtetë kjo.
Si është e vërteta?
E vërteta është krejt ndryshe. Atë ditë ka pasur një takim të partive të mazhorancës. Atë ditë z.Patozi më ka bërë një telefonatë dhe më ka kërkuar takim të nesërmen në orën 09:00 dhe unë ia kam konfirmuar takimin. “Jam plotësisht dakord, - i thashë, - që nesër në orën 09:00 të takohemi”. Pasi iki nga zyra, rreth orës 8:30, rreth orës dhjetë pa një çerek më është bërë përsëri një telefonatë. Dhe sigurisht, unë në familjen time po ndiqja lajmet në TV të ndryshme, kur papritur konstatoj që mazhoranca kishte arritur të vendoste për kandidatin për President dhe po shikoja fotografitë, CV-në e tij në emër të mazhorancës. Pasi unë e pashë në TV, z.Patozi më ka marrë sërish në telefon dhe më ka thënë që “po të bini ju dakord, ne takohemi edhe sot”. Atëherë i thashë “ju më takuat takim për nesër, ka ndonjë gjë, përveç problemit për të cilin kemi folur, se nëse është kjo, - pra çështja e Presidentit, - unë po e ndjek vendimin tuaj nga televizori”. Ne si PS, çështjen e kandidaturës për President në mënyrë të njëanshme e kemi parë vetëm nëpër televizione dhe megjithatë të nesërmen në orën 09:00 kam shkuar siç e kishim lënë. Mazhoranca tha se z.Ruçi ishte i zënë. Jo, s’kam qenë i zënë aspak unë. Kam qenë i lirë, por mazhoranca pasi luajti me faktin e kryer na tha ne, kjo është supa që kemi servirur për ju dhe ju n’daç hajeni, n’daç mos e hani. Kështu që edhe unë shkova të nesërmen në takim dhe i parashtrova përsëri të njëjtën gjë. “Zotëri ky nuk është proces. Përse më thirrët?!”. Kështu që, në tërësinë e saj kandidatura e parë e mazhorancës ishte e vendosur nga z.Berisha dhe aleatët e saj.
Janë përmendur disa emra që kanë dalë edhe në media, pas tryezës?
Në tryezën, z.Rama i ka thënë z.Berisha: “Nëse ti do të jesh vërtet për të zgjedhur një presidenti konsensual, atëherë unë po ju them”, - dhe z.Rama e ka pyetur direkt z.Berisha që, - “Z.Kadare, a ju ka propozuar juve një emër?”. “Z.Meta, z.Kadare ka folur me juve se me mua ka folur, pa përmendur akoma emra”. Atëherë janë detyruar ta pranonin. Atëherë ja pra, le të dalim përtej emrave që keni ju, tej emrave që mund të kem unë si opozitë dhe të kemi një qytetar të letrave që është vështirë të gjesh shqiptar që ta kundërshtojë. Atëherë ja që paskemi dhe ka ky vend djem dhe vajza që plotësojnë kushtet, të pavarura nga palët, megjithëse unë jam interesuar dhe kam pyetur që emri i servirur nga Ismail Kadareja që pjesëtarë të familjes (është e drejtë e tyre, nuk i paragjykoj fare) janë shumë afër së djathtës. Dhe kjo s’përbënte problem për ne. Parë në këtë këndvështrim, është diskutuar emri i Sandër Lleshit. Ashtu sikurse vjen puna te z.Majko; ai ka kontestuar, i ka thënë: “Ca po thua ti, po më kërkon mua që unë të shpreh vullnetin tim politik dhe nesër parlamentar, që unë të votoj dy ministra të kabinetit tënd?”. Z.Berisha, ka përdorur demagogjinë e tij se z.Imami ashtu e se z.Nishani kështu, atëherë z.Rama i ka thënë që “zotëri, unë nuk kam ardhur këtu që të them se z.Majko është po kaq i vlerësuar për të mos thënë më shumë për këtë arsye dhe dua votën tënde për z.Majko.
Ju keni thënë që keni qenë në dijeni të takimit të z.Rama me z.Meta në Gjirin e Lalzit. Keni ju një mendim për qëndrimin, pozicionin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën politike LSI-ja?
Unë nuk e mora vesh takimin e z.Rama e z.Meta në momentin që ai u bë publik. Dua ta nënvizoj që lëvizja, takimi, negocimi me z.Meta për problemet e integrimit dhe të zgjedhjes së Presidentit dhe të qëndrimit të LSI-së në raport me reformat që po ta mohoj që ne jemi palë, ka qenë e paravendosur. Ka qenë e paravendosur në bisedat e mia me z.Rama, ka qenë e paravendosur në grupet e punës që ne kemi sa i përket marrëdhënieve me LSI-së, ka qenë e vendosur edhe në mbledhjen e kryesisë pa vendosur detaje se kur, qysh, tek, do zhvillohej takimi. Por filozofia dhe qasja politike e PS-së dhe e LSI-së për këto probleme që unë lançova ka qenë institucionale. Pastaj tjetra është detyrë juaja se kur, me kë shkoi. Ne shpresonim dhe besonim që z.Meta në zgjedhjen e Presidentit të kishte rolin e paketës kontrolluese. Prandaj kanë qenë edhe këto lëvizje. Ndaj edhe opinioni socialist dhe josocialist duhet të mësohet me lëvizjet politike të liderit të tyre, se ndaj i kanë vendosur, që të marrin edhe risqe që të arrijnë atë që duhet. Ne e dinim shumë mirë që zoti Meta kishte paketën kontrolluese për t’i thënë e për t’i vënë kushtin që kjo është në interes të integrimit. Ne kërkuam partneritet dhe jo ndonjë kulisë për të bërë ndonjë puç që donim t’i bënim pushtetit me gjeneralë, apo me vota në Kuvend.
Çfarë note do t’i vinit Metës dhe LSI-së?
Nuk mund të vlerësoj, se varet nga politika e çdo partie.
Por edhe ne si ndërkombëtarët e themi që zgjedhja e Presidentit ishte një shans i humbur. Asnjë s’mund të thotë që s’ishte kushtetuese. Kushtetuese ishte se mori votat e u zgjodh President.
Z.Nano, sa shanse kishte realisht për t’u zgjedhur. Ka qenë ndonjëherë afër të qenurit kandidat?
Z.Nano e bëri publike ambicien e tij, dihej. Z.Nano është një figurë politike shumë komplekse sa i përket qasjes së tij dhe veprimtarisë publike në harkun kohor që nga 2005-sa e deri më sot. Unë shpresoja që, pse jo, e djathta mund të binte dakord nëse do të kishte filozofinë e konsensualitetit. Dhe këtë ia kam thënë z.Nano në tavolinë, kur u ul me z.Rama. Këtë ia kam thënë edhe z.Berisha kur ishim në tryezën e dytë me të, i cili kërkonte të provokonte PS-në me emrin e z.Nano dhe duke u shprehur, pasi unë ua kërkova që ju si PD, ju si Sali Berisha e votoni Fatos Nanon si kandidat konsensual? Dhe absolutisht z.Berisha e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë që nuk e pranon z.Nano si president konsensual. Kështu që, ajo që unë i kërkova z.Nano që t’ia kërkonte Sali Berishës në takimin që kishte pas nesh e mora përgjigjen vetë nga z.Berisha, në takimin e drejtpërdrejtë që pati me z.Rama. Ne ia thamë edhe z.Nano që nuk të zgjedhim dot, nuk i kemi votat. Ne kemi 63 vota dhe, me z.Dule, 64 vota.
Po nëse këto vota do t’i jepeshin z.Nano dhe ai mund të bënte një lëvizje si ajo e zotit Topi dhe të fitonte...?
Ne kemi qenë kundër asaj filozofie, ashtu siç kemi qenë kundër që z.Berisha të bënte diversion, qoftë edhe me emrin e z.Nano dhe ia kam thënë në tavolinë zotit Berisha: Pse 8 vjet më ka shërbyer mua në krye të PS-së dhe 7 vjet të ka shërbyer ty në pushtet me qasjet e tij, shto këtu edhe 4 vjet burg që i ka bërë nga ai, por në asnjë mënyrë, z.Berisha e kundërshtoi. Mesa duket e përdori në tavolinë të paramenduar apo jo, nuk jam këtu se ç’kishte menduar prapa kuintave, por e përdori për të provokuar PS-në elektoralisht dhe për të lënë një pykë lidhur me një përçarje të mundshme të PS-së.
Fatos Nanos i keni thënë se për 7 vjet i keni shërbyer Sali Berishës?
Nuk i kam thënë. Unë ia kam thënë në një kuptim tjetër. Unë jam takuar me z.Nano, informalisht, pas takimit të zhvilluar me z.Rama. Z.Rama ia ka shpjeguar qartë dhe saktë gjithë qasjen e filozofinë tonë politike. Z.Rama s’ka pasur asnjë paragjykim. Ju folët për takime, negociata, takime informale me zotin Meta. Unë po ju them që z.Rama me dakordësinë time, por jo vetëm timen, por të mjaft aktorëve dhe faktorëve politikë institucionalë të PS-së, ka komunikuar edhe me z.Nano para takimit, për këtë çështje.
Sa kohë përpara?
Po mund të them që edhe 4-5 muaj para, 6 muaj para.
(e.m/GSH/BalkanWeb)