Tension te Flamurtari, pezullohet Progni, menaxheri: Muca më kërkoi 1 mln lekë
TIRANË- Tension dhe akuza tek Flamurtari. Mesfushori Gerhard Progni është pezulluar nga klubi për ndeshjne e kthimit të Ligës së Europës kundër Honvedit, për arsye disiplinore. Panorama Sport bën me dije se në deklaratën zyrtare të vlonjatëve thuhet: “ Klubi i Flamurtarit ka vendosur të pezullojë futbollistin Gerhard Progni për thyerje të rregullores së brendshme”.
Gjithsesi, nga burime pranë vlonjatëve mësohet se gjithcka ka ardhur pas një debati mes lojtarit dhe trajnerit Muca. Konflikti ka nisur që ee zëvendësimin e tij në minutën e 61-të në ndeshjen e ditës së enjte, cka nuk është pritur mirë nga mesfushori.
Pas një debati verbal mes tyre, trajneri Muca i ka kërkuar Prognit që të largohet dhe ka bërë një ankesë zyrtare në klub. Tensioni i krijuar në raportet mes futbollistit e trajnerit ka nxitur të atin e mesfushorit, njëkohësisht dhe menaxher i tij, që të akuzojë teknikun se i ka kërkuar ryshfet para ndeshjes.
AKUZA- Nik Progni, babai i futbollistit njëkohësisht menaxher i futbollisitit të Flamurtarit, ka akuzuar se trajneri i vlonjatëve i ka kërkuar 1 milionë lekë ryshfet që ta aktivizojë djalin e tij në formacion për 90 minuta, gjatë ndeshjes ndaj Honvedin, gjë që ai ka refuzuar ta bëjë. Sipas tij kjo ka qënë dhe arsyeja që mesfushori është zëvëndësuar herët. “Trajneri Shkëlqim Muca më ka kërkuar 1 milionë lekë që ta aktivizonte djalin në formacion për 90 minuta. Kjo ka ndodhur para ndeshjes rreth orës 19:0. Ka ardhur në makinën time , ku ka qenë prezent edhe sportdashës. E dinte që në stadium do të ishin edhe 3 menaxherë turq, të cilët kishin si qëllim të ndiqnin tim bir dhe Franc Veliun . Unë nuk i dhashë para atij dhe kjo ishte arsyeja që e nxorri nga fusha pas 60 minutash. Pavarësisht se djali im ishte ndër më të mirët në fushë, gjë që e pa i gjithë stadiumi, ai e mori atë vendim, për shkak të asaj që ndodhi para ndeshje. Në dijeni të faktin që ishin prezent menaxherët e huaj dhe i pakënaqur me zëvendësimin Gerhardi nuk i dha dorën trajnerit, kur u zëvendësua sepse ishte i nervozuar”,- deklaron Nik Progni.
Ndërkohë, trajneri i Flamurtarit Shkëlqim Muca i kontakuar nga Panorama Sport ka mohuar akuzat.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Panorama Sport)
(e.m/BalkanWeb)