E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, vijojnë debatet në Kuvend

Vijojnë debatet për hetimin e zgjedhjeve në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Në ditën e fundit ku ndërkombëtarët kanë kërkuar që t'i jepet fund zgjidhjes së krizës politike në vend në seancën e sotme janë lëshuar akuza dhe kundërakuza nga të dyja palët. Kryeministri Berisha ka replikuar në seancë me deputetët e PS-së por edhe ka ripërsëritur edhe njëherë se opozita duhet të reflektojë për ofertën që maxhoranca ka dhënë për zgjidhje.
Deputetët socialiastë që kanë folur deri më tani kanë argumentuar qëndrimet e PS-së rreth mënyrës se si duhet të hetohen zgjedhjet ndërkohë që shumë nga deputetët demokratë kanë theksuar se janë të gatshëm të hetojnë zgjedhjet por sipas kushtetutës së vendit.
Socialistët presin që demokratët të tërhiqen nga pozicioni kundërshtuestë variantit të PS-së, i cili kërkon hapjen e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. Ndërkohë pritet që kjo seancë të jetë mjaft e gjatë pasi shumë prej deputetëve socialistë në sallë nuk kanë diskutuar ende.
Socialistët pas betimit në Kuvend depozituan projektligjin i cili do t'i lejonte atyre hetim të pakufizuar parlamentar për zgjedhjet brenda një afati kohor që mund të zgjaste dy vjet. Kjo nismë ndëmjetësoi pjesëmarrjen e deputetëve socialistë në Komisionin Parlamentar, ku kjo kërkesë në parim u pranua nga mazhoranca , por u rrëzua nen për nen përmes amendimeve që demokratët paraqitën në komision.
Ditën e djeshme, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle, i kërkoi klasës politike të gjejë një zgjidhje para 19 marsit, vizitës së tij dhe që klasa politike të çojë përpara refromat e duhura.
Më herët, edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Pierre Mirel kërkoi zgjidhje deri në datën 18 mars, që ditën e mbërritjes së Fule, të jetë një situatë e qartë dhe e vendosur.
Komisioneri Fule do të takohet me Presidentitn Topi, kryeparlamentaren Topalli, kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›