E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci-Berishes Se merr dot peng opoziten

Ashtu si dhe gjate paradites kryetari i grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci ka replikuar me kryeministrin Berisha lidhur me buxhetin e vitit 2011.

Gjate fjales se tij Ruci ka akuzuar Berishen se po perpiqet te devijoje vemendjen nga buxheti duke hedhur akuza ndaj opozites.

Kryeministri ne vend qe te prezantoje buxhetin sulmon opoziten dhe kreun e saj. Kjo ndodh vetem me kete kryeminister. Asnje fjale per gjithe ato shqetesime. Ti erdhe me vonese mbase sepse tani u ngrite nga gjumi dhe kerkove fjalen ne oren e lajmeve sepse doje te dilje live ka deklaruar Ruci duke iu drejtuar kryeministrit.

Ai ka akuzuar gjithashtu kreun e qeverise se pasi ka marre peng vendin permes vjedhjes se votave po perpiqet te marre peng edhe opoziten tentative qe sipas tij nuk do te realizohet kurre.

Ti erdhe te anatemosh dhe te gjunjezosh deputetet e opozites. Por gabohesh nuk do tia arrish. Vertet ke marre peng qeverine institucionet zgjedhjet por sdo ta marresh dot peng opoziten. Harroje kete. 60 burra dhe gra qe ke perpara do te te lene pa gjume me greve urie dhe fjalime. Do ti kesh balle per balle eshte shprehur Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›