Meta Rama pergjegjes per ngercin

Ministri i Ekonomise Ilir Meta ne mbledhjen e kryesise se LSI-se ka hedhur akuza ndaj kryetarit te PS Edi Rama duke e cilesuar ate si pergjegjesin kryesor per ngercin politik.
Gjate fjales se tij Meta eshte shprehur se Rama eshte shkaktari i refuzimit te statusit te kandidatit dhe se oferta e fundit e tij per zgjidhjen e krizes eshte e vonuar.
Ngerci politik eshte pergjegjesi e liderit te opozites Edi Rama i cili ka refuzuar ofertat me te mira. Rama sbllokoi dot liberalizimin e vizave por bllokoi statusin e kandidatit. Ai po demton vendin per interesa egoiste dhe oferten e re e ka bere per te shmangur pergjegjesite ka deklaruar Meta.
Kreu i LSI ka folur edhe per akuzat qe jane bere ndaj tij dhe ministrit te Shendetesise Petrit Vasili nga PS duke shprehur keqardhjen per keto shpifje.