E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigaret rritja e takses shton kontrabanden

Projektligji i Ministrise se Financave per Disa ndryshime ne ligjin nr. 8976 date 12.12.2002 lsquoPer akcizen ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar propozon nje rritje te shkalles tatimore te akcizes per cigaret me rreth 40 per qind duke i bere ato nga 50 leke per pakete ne 70 leke.

Kjo mase e re qe u diskutua tri jave me pare nga Keshilli Konsultativ i Biznesit qe drejtohet nga ministri i Ekonomise Ilir Meta po kundershtohet me te madhe nga Shoqata e Investitoreve te Huaj brenda se ciles ka anetare qe merren me tregtine e duhanit.

Permes nje letre derguar ministrit te Financave ky sektor e konsideron shokuese rritjen e akcizes ne nje nivel qe i kapercen shkallet tatimore qe aplikojne vendet e tjera jo te BE-se.

Biznesi i cigareve ne vend paralajmeron ministrin se ne rast te rritjes se akcizes do te kete nxitje per evazion fiskal pra te kalimit kontrabande te cigareve kurse konsumatoret do te priren te konsumojne cigare te lira dhe jo cilesore.

Te ardhurat publike do te bien ndjeshem per shkak te humbjeve ne total nga kontrabanda qe do te kunderpeshojne fitimet nga rritja e akcizes dhe do te kete humbje nga te ardhurat prej TVSH-se si pasoje e rritjes se kerkeses per cigare shume te lira. Gjithashtu tregu legjitim i cigareve ne vend gjenerues i rreth 3 te te ardhurave publike vetem nga pagesa e akcizes pa llogaritur tatim-fitimin si dhe TVSH e taksat doganore do te demtohet shume thuhet ne leter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›