E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonete 31 tetori vendos fatin e qytetareve

Kaosi i krijuar ne transportin urban perjashtimi i abonese dhe perplasjet e njepasnjeshme me te cilat po ndeshet Shoqata e Transportit dhe instancat pergjegjese eshte kthyer ne nje problem tejet shqetesues.

Ne kete kuader ka reaguar dje edhe Ministria e Puneve Publike dhe Transportit e cila pohon se gjendja e renduar e operatoreve te transportit ne qytetin e Tiranes e ka origjinen ne institucionin qe i licencon qe iu merr taksat por qe ne asnje rast nuk i ndihmon pra bashkia e kryeqytetit.

Bashkia abuzon me faktin se ne kontraten qe ajo ka me operatoret nuk parashikohet subvencion per kete lloj sherbimi. Nderkohe qe pervec taksave qe paguajne kompanite bashkia perfiton qe prej dy vjetesh nga cdo autobus i kompanive edhe nje takse suplementare prej 700 mije lekesh thuhet ne deklaraten zyrtare te MPPT-se.

Sipas perfaqesuesve te ketij institucioni operatoret kerkojne korsi preferenciale per autobuset dhe taksite por ne te gjitha rruget e Tiranes me perjashtim te disa pak metrave rreth qendres keto korsi mungojne dhe ka pak shprese qe te ndertohen ne te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›