E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: S´ka datë për kthimin e gjyqtarëve në veri

“Asnjë datë nuk është përcaktuar për kthimin e tyre. Për momentin, kjo gjykatë është pjesërisht funksionale, pasi aty veprojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it”, u shpreh përmes një deklarate numri një i misionit europian në Kosovë.

Kermabon theksoi se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë me palët kryesore. “Kthimi i gjyqatarëve dhe prokurorëve shqiptarë dhe serbë do të mundësojë drejtësinë nga një gjykatë e vetme në një sistem drejtësie shumetnik, nga i cili do të përfitojnë të gjitha bashkësitë”, përfundon deklarata e shefit të misionit të BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›