E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen dy automjete ne Uren e Milotit

Në tentativë për të parakaluar mbi urë, një automjet tip benz me targa të Tiranës është përplasur me një hamer në superstradën Lezhë- Laç në vendin e quajtur ura e Milotit. Përplasja ballore mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mercedezit Kurt Alia 60 vjeç si dhe Flamur Mihana 38 vjeç që të dy nga Mali i Bardhë i Kurbinit. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës. Aksidenti ndodhi rreth orës 15.00 dhe shkaktoi bllokimin e superstradës, për të cilën u desh ndërhyrja e policisë, e cila devijoi trafikun në aksin e vjetër drejt Milotit. Pas 1 orë superstrada u hap sërish dhe ka vijuar normalisht qarkullimi i mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›