Aksidentet rrugore nje i vdekur kater te lenduar

Arkiv Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur të enjten paradite pranë fshatit Rrajcë të Librazhdit, ku një makinë përfundoi jashtë rruge si pasojë e shkeljes së normave të qarkullimit rrugor.
Në aksident humbi jetën Festim Bogdani 37 vjec, ndërsa të plagosur mbetën Avni, Besim dhe Vedat Bogdani, përkatësisht 50, 25 dhe 35 vjec. Të lënduarit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur në orët e para të së enjtes në superstraden Fushe-Kruje-Mamurras. Nje automjet Aksidente rrugoreElbasan, mjeti del nga rruga, vdes 55-vjecari Laprakë, aksident rrugor, vdes i moshuari Aksidentohen për vdekje 3 familjarë tip Volksvagen ka perplasur nje kalimtar, i cili po kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin.
Martin Dobrozi ishte duke kaluar rrugen ne momentin kur u perlas nga automjeti i cili po ecte me shpejtesi tej normave te lejuara. Ne vendin e ngjarjes menjehëre mberriten uniformat blu te cilat bene te mundur ndalimin e drejtuesit te mjetit dhe sjelljen e te plagosurit ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Sipas informacioneve nga ky spital i plagosuri eshte ne gjendje kritike per jeten. Policia po heton per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjirokastër, sekuestrohen armë gjahu
Nisur nga shqetësimi i disa banorëve të komunave malore të Gjirokastres, për prishjen e të mbjellave nga automjetet që përdoren nga shtetas të cilët kryejnë gjueti pa leje, Komisariati i Policisë Gjirokastër gjatë ditëve të fundit ka marrë një sërë masash duke ngritur shërbime në komunat malore për të bërë të mundur parandalimin e gjuetisë pa leje , si dhe për të parandaluar prishjen e të mbjellave të banorëve të këtyre komunave. Durrës, pranga mjekëve të volejbollistit
Dy mjekë të spitalit të Durrësit janë vënë në pranga për mjekim të pakujdesshëm ndaj volejbollistit të ekipit “Teuta” Juxhin Guza, i cili humbi jetën dy muaj më parë pas një sulmi grabitjeje.
Vlorë, pranga ish-kreut të hipotekës
Policia e Vlorës ka arrestuar pasditen e së mërkurës ish-drejtorin e zyrës së hipotekës së këtij qyteti, shtetasin Edmond Banushi. Durrës, plagoset gjimnazisti
Pa kaluar ende një muaj nga vrasja me thikë e një 17-vjecari në gjimnazin e Peshkopisë, një tjetër ngjarje e rëndë me pothuajse të njëjtin skenar, po fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur në një nga shkollat e mesme të qytetit të Durrësit.
“Gërdeci”, nis mbrojtja e të pandehurve
Pas një shtyrje dyjavore, procesi gjyqsor për tragjedinë e Gërdecit ka rifilluar me konkluzionet përfundimtare të avokatëve mbrojtës për klientët e tyre.
Lajmet kryesore
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Petrela: Pacienti ndodhet në reanimacion
Pranga atentatorit të Shtëpisë së Bardhë
BE: Liria e medias thelbësore
Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi