E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa transparencën e fletëve të votimit

Tiranë, 17 shtator, NOA, Update Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se opozita ja ka bërë të ditura qëndrimet e saj mazhorancës në daljet publike dhe është e gatshme të ankohet ajo në Komisionin e Venecias, por me kusht që të mos digjen fletët e votimit.

 Ne marrim përsipër ti drejtohemi Komisionit të Venecias dhe të pranojmë çdo përgjigje,e cilado qoftë ajo. Por fletët e votimit ngrijnë derisa të vijë vendimi i Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi në një bashkëbizedim të zhvilluar sot me gazetarët.

Ai ka folur dhe për letrën që u ka dërguar përfaqësuesve të grupeve më të mëdha parlamentare të PE-së.

Jo vetëm nuk është një thirrje e dëshpëruar, por shprehje e forcës tonë politike dhe qëndrimit që ka ndaj institucioneve ndërkombëtarë dhe vendit. Kjo është shprehja e urtësisë së forcës tonë dhe vendosmërisë, tha Ruçi.

Ruçi u shpreh se kërkesa jonë në Komisionin e Venecias do të jetë e vlerësueshme dhe e pranueshme nga ky komision. Ai ka përsëritur dhe një herë qëndrimin e PS-së se nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa u bërë transparenca.

Nga ana tjetër Ruçi tha se djegia e fletëve të votimit do të vërtetonte dyshimet se Berisha është hajduti i zgjedhjeve.

a.k/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30664-ruci-nuk-ka-zgjedhje-ne-shqiperi-pa-transparencen-e-zgjedhjeve","title":"Ruçi: Nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa transparencën e fletëve të votimit ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›