E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Votimi i djeshëm në Kuvend antikushtetues

Tiranë, 17 shtator, NOA Partia Socialiste do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e mazhorancës për pronat. Por përpara këtij vendimi, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u ndal në votimin e zhvilluar dje në Kuvend për rrëzimin e dekretit të Presidentit.

Ruçi u shpreh se kryetarja e Kuvendit shkeli ligjin dhe rregulloren e Kuvendit për votimin e dekreteve të presidentit duke vazhduar votimin edhe pas dështimit të votimit të parë dhe duke fshehur të dhënat.

Ruçi u shpreh se votimi i djeshëm në Parlament është dhe një tjetër arsye që shkon në favor të kauzës së Partisë Socialiste për transparencën dhe të drejtën e votës.

Ai e cilësoi si të pajustifikueshëm vendimin e Kuvendit për rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe votimin si skandaloz.

a.k/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30663-ruci-votimi-i-djeshem-ne-kuvend-antikushtetues-","title":"Ruçi: Votimi i djeshëm në Kuvend antikushtetues ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›