Apeli le serish ne burg Almir Rrapon sot vendos per ekstradimin

Gjykata e Apelit ka lene serish ne burg Almir Rrapon ish-punonjesin e Ministrise se Jashtme ndersa sot pritet qe te vendoset nese do rrezohet ekstradimi apo do lihet ne fuqi vendimi i Shkalles se Pare te Gjykates se Tiranes. Trupi gjykues vendosi te rrezoje kete kerkese me argumentin se nuk ka pasur skadim te afateve te paraburgimit duke lene ne fuqi vendimin e dhene nga koleget e gjykates se Shkalles se Pare. Nderkohe qe ne seancen e sotme pritet te shqyrtohet ankimi i bere nga pala mbrojtese vendimit te dhene nga gjyqtari Gaxhi i cili dha OK per ekstradimin e Almir Rrapos drejt SHBA-ve. Avokati Visha kerkon mosekstradimin e klientit te tij ose te pakten nje garanci nga prokurori i Pergjithshem ne SHBA se klienti i tij nuk do te marre denim me te rende se denimi qe jep vendi yne. Nderkohe qe sipas avokatit Rrapo ne SHBA rrezikon denimin me vdekje pasi akuzohet per vepren penale te vrasjes si dhe disa akuza te tjera si shantazhi e trafiku i lendeve narkotike. Sot nga Gjykata e Apelit do vendoset nese Rrapo ekstradohet drejt SHBA-ve apo jo.