MD Reduktimi i fondeve te AKKP-se nuk cenon fondin per kompensimin e pronareve

Ministria e Drejtesise ka reaguar dje lidhur me nje disa shkrime te publikuara ne media te ndryshme te cilat akuzohen per keqinterpretim te vendimit te qeverise Per rishperndarje te fondeve buxhetore per shpenzimet korrente brenda programeve te Ministrise se Drejtesise. Ministria e Drejtesise sqaron publikun se lajmi i publikuar ne disa media mbi te ashtuquajturin shkurtim te fondeve per kompensimin financiar te ish-pronareve eshte i genjeshtert. Reduktimi i fondeve te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka ardhur si rrjedhoje e shkurtimit te shpenzimeve korrente nga pagat e punonjesve numri te cileve u pakesua nga 150 ne 91 ne kuader te ristrukturimit te Agjencise mbylljes se degeve te saj ne rrethe dhe nuk cenon aspak pjesen e fondit per kompensimin e pronareve.
Per sa i takon procedures se kompensimit financiar te ish-pronareve vetem nje jave me pare qeveria me nje vendim te posacem lehtesoi akoma me shume procedurat per kete proces duke hequr kufizimin e kohes se aplikimit per te gjithe pronaret qe kompensohen per tokat e zena nga ndertimet informale si dhe duke lejuar qe aplikimin per kompensim ta beje cdo trashegimtar vecmas - perfundon reagimin e saj zyrtar Ministria e Drejtesise.