Ruçi: Përmbytjet u shkaktuan nga qeverisja

Në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi deklaroi se përmbytjet në Lezhë e Shkodër nuk u shkaktuan nga moti, por nga qeverisja e Berishës. "Përmbytja u shkaktua jo nga moti, por nga papërgjegjësia e qeverisë ", pohoi Ruçi. Ai tha se PS solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytjet. Sipas tij, deputetët e PS-së dhanë një kontribut të çmuar ne Shkodër.