E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve pa asnjë socialist

Tiranë, 16 janar NOA Deputetët socialistë
kanë bojkotuar sot Konferencën e Kryetarëve ndërsa paralajmëruar më herët se
nuk do të paraqiten në Kuvend pas u plotësuar kërkesa e tyre për hapjen e
kutive.

Ndërkohë që ditën e hënë pritët të zhvillohet
seanca e jashtëzakonshme parlamentare ku do të diskutohet për përmbytjet në
Shkodër.

Kreu i opozitës Edi Rama deklaroi dje se PS
nuk do të lëkundet nga qëndrimi i saj ndaj Kuvendit vetëm pak orë pasi
kryeparlamentarja Jozefina Topalli u dërgoi të gjithë deputetëve socialist nga
një letër me anë të së cilës u deklaronte se 6 marsi është afati i fundit kur
opozita mund të futet në parlament, ndryshe rrezikohet mandati i deputetëve
socialiste.

Deputetët socialist e quajtën një kërcënim
antikushtetues letrën e Topallit duke i kthyer si përgjigje se do të vazhdojnë bojkotin.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›