E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoret kandidatet per bashki e komuna ne qarqet Korce e Lezhe

Ethet e gares elektorale kane perfshire te gjitha qytetet dhe komunat e Shqiperise nderkohe qe ne disa prej zonave negociatat jane mbyllur dhe jane caktuar emrat e kandidateve. Shekulli ka publikuar emrat e kandidateve kryesore ne qytetet me te medha te Shqiperise dhe dite pas dite do te publikoje pjesen e mbetur te emrave. Ajo qe bie ne sy ne kete situate parazgjedhore eshte diferenca ne dy kampet respektive.


Mazhoranca duket se e ka kaluar fazen me te veshtire negociatat me LSI-ne. Mes shtate bashkive kryesore ne vend mazhoranca mund te konsideroje te sigurt vetem Shkodren. Bashkia e dyte qe momentalisht mbahet nga opozita por qe eshte e prekshme nga mazhoranca eshte Durresi. Edhe pse LSI negocioi gjate duke paraqitur nje konkurrent te forte Berisha nuk mund tia linte aleateve bashkine e dyte ne vend. Per Durresin ai i dha LSI-se Elbasanin Fierin Lushnjen Pogradecin dhe Lezhen. Teorikisht LSI ka bere nje shkembim por shanset qe ajo te marre ndonje nga keto bashki jane shume te vogla.


Pas ceshtjes LSI puna e Berishes me kandidaturat mund te konsiderohet e lehte. Kryetari vendos dhe strukturat miratojne. Dihet qe ne PD nuk ka asnje surprize asnje pakenaqesi asnje ze kunder.
Situata ne kampin opozitar eshte si perhere me e komplikuar. Me aleatet Rama i ka punet ne rregull. PBDNJ do te marre disa komuna ne jug te vendit po ashtu edhe PSD. Ndoka ka zonat e tij ne veri ndersa te gjitha qytetet e medha i takojne socialisteve. Por thembra e Akilit ne PD mbeten pakenaqesite brenda vete PS-se.

Pas publikimit dje nga Shekulli te listes se kandidateve per 40 bashki dhe komuna te jugut te vendit ne seline roze kane vershuar telefonatat dhe ankesat. Ne shume zona socialistet jane ende ne dileme mes dy ose tre kandidateve dhe do te jete vete Rama ai qe do percaktoje emrin e njeriut qe do perfaqesoje opoziten. Zhurma brenda PS-se ka detyruar seline roze qe te dale ne nje komunikim publik dhe te siguroje bazen se emrat zyrtare ende nuk jane publikuar. Asnje perzgjedhje finale nuk eshte bere dhe nuk do behet pa u sqaruar me pare ceshtja e garancive per procesin zgjedhor.


Diskutimi i hapur qe ka nisur ne cdo njesi vendore per kandidatet e mundshem eshte pjese e jetes demokratike te Partise Socialiste. Keto zgjedhje sjane vendore po vazhdimi i betejes per heqjen e Saliut dhe realizimin e zgjedhjeve te reja te parakohshme- tha dje ne nje konference per shtyp Partia Socialiste nepermjet nje anetareje te Asamblese. Sipas saj emrat e kandidateve socialiste do te publikohen zyrtarisht vetem pasi te jepen garancite per nje proces te rregullt zgjedhor. Keto zgjedhje per opoziten nuk jane nje gare mes kandidatesh por nje proces elektoral per te larguar Berishen.


Duke i konsideruar zgjedhjet lokale si zgjedhje politike dhe nje vote pro apo kunder qeverise rezultati i tyre do te diktoje edhe ecurine e metejshme te kerkesave te opozites. Nje fitore ne qytetet kryesore dhe numri me i madh i votave ne rang republike i jep opozites te drejten morale qe te kerkoje zgjedhje te parakohshme.


KORA
Kandidatet e opozites
per bashkite e komunat

Opozita ka percaktuar kandidatet kryesore per komunat dhe bashkite e qarkut te Korces duke rivendosur ne krye te listes kreun e bashkise me te madhe te qarkut Niko Peleshin. Po ashtu jane percaktuar kandidatet per bashkite Maliq Leskovik Pogradec e shume komuna dhe tani pritet vetem miratimi i kryesocilistit. Per disa nga keto njesi vendore opozita eshte ende ne dileme mes dy emrave dhe per kete arsye diten e hene ose te marte vete Rama do te jete ne Korce. Ai do te zhvilloje takime me bazen dhe kreret lokale per te vendosur perfundimisht emrat e njerezve qe do te perfaqesojne opoziten ne zgjedhjet e 8 majit.


Por kreret e PS-se ne qarkun e Korces pohuan dje se publikimi i emrave te kandidateve eshte shoqeruar edhe me presone te shumta nga ana e pushtetit. Mbi kandidatet tane po ushtrohen presione te medha per te mos garuar ne zgjedhje. Atyre po i hiqen njerezit qe punojne ne institucione shteterore ose po kercenohen me largimin e tyre. Pothuajse cdo dite po konstatojme presione. Keto do ia shprehim edhe kryetarit Rama kur te vije ketu ne Korce diten e hene ose te marten- thane burime nga PS-ja e Korces. Shekulli publikon sot listen e kandidateve te perpiluar nga Partia Socialiste.



Emrat e kandidateve te opozites

Bashkia Korce Niko Peleshi
Bashkia Maliq Gezim Topciu / Bashkim Hazizllari
Bashkia Leskovik Sergei Peshtani
Bashkia Pogradec Artan Shkembi/Ilir Xhakolli
Devolli Ende e papercaktuar
Komuna Libonik Petrit Kuka
Komuna Vreshtas Florenc Tabaku
Komuna Voskopoje Albert SHore
Komuna Pojan Vasko inoku
Komuna Moglice Agron Matraku
Komuna Lekas Nderim Kreka


Jaku drejt rikandidimit
per Bashkine e Lezhes

Gazeta Shekulli disponon listen paraprake te kandidateve per Qarkun e Lezhes e cila eshte pergatitur nga baza dhe qe pritet ti kalojne Kryesise per tu miratuar. Ajo qe ne bie ne sy ne kete liste eshte emri i deputetit te Qarkut te Lezhes Gjok Jaku i cili po lakohet gjithnje e me shume nga strukturat ne baze si personi i cili mund te marre bashkine qe e ka drejtuar edhe me pare. Deputeti i Partise Socialiste ka qene edhe me pare drejtues i Bashkise se Lezhes per dy mandate rresht. Ne zgjedhjet lokale te vitit 2000 dhe ne ato qe pasuan ne vitin 2003 triumfues ishte kandidati i Partise Socialiste.


Me pas ne zgjedhjet e vitit 2007 u fituan nga Viktor Tushaj kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim. Ne ate kohe LSI ishte pjese e koalicionit me Partine Socialiste. Nje tjeter emer qe qarkullon per kete bashki eshte dhe Ndoc Lleshi i cili eshte me pak i favorizuar se deputeti aktual i opozites. Nga i gjithe qarku vetem disa komuna te vogla jane ne diskutim ndersa disa te tjere do te duhet te kete nje perzgjedhje perfundimtare per emrat qe qarkullojne.

Kandidatet per Qarkun e Lezhes

Bashkia Lac Artur Bardhi
Bashkia Mamurras Ded Ndreca
Bashkia Fushe Kuqe Ne diskutim
Bashkia Milot Ilir Haxhia
Bashkia Lezhe Gjok Jaku / Ndoc Lleshi

Komuna Balldren i Ri Gjek Cali /Prenga Sejdiaj
Komuna Blinisht Zef Hila /Pal Pali
Komuna Dajc Ne diskutim
Komuna Kallmet Shtjefen Haberi
Komuna Kolsh Fred Ndoja / Prend Deda
Komuna Shengjin Nikolin Gjergji / Artan Pepa / Kont Ndoji
Komuna Shenkoll Preng Tuci / Fran Marku / Dode Jaku / Gjergj Kqira
Komuna Ungren Ne diskutim
Komuna Zermen Gjergj Marshi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›