Ruci Transparenca do ti hape rruge shume reformave ne vend
Eneida Jacaj
Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ne nje bashkebisedim dje me gazetaret deklaroi se maxhoranca nuk po tregon vullnet per zgjidhjen e krizes politike. Ai theksoi se heshtja e qeverise ndaj ofertes se opozites per zgjedhjen e ngercit politik eshte shprehje e qarte e mungeses se vullnetit per ta nxjerre vendin nga kriza. Sipas tij qeverise i eshte dhene kohe mbi 15 muaj per zgjidhjen e krizes politike por kryeministri nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes politike. Ruci permendi edhe shqetesimin e opozites per kercenime e vrasje te pazbardhura te perfaqesuesve te Partise Socialiste perkatesisht Remzi Veseli dhe Fatmir Xhindi. Ne keto kushte ai i beri te qarte qeverise se krimi dhe korrupsioni kapacitetet e dobeta administrative dhe kriza politike e shkaktuar nga Berisha jane arsyet e forta qe do te ndikojne ne vendimin e nderkombetareve europiane per te mos hapur bisedimet per anetaresimin e vendit ne Bashkimin Europian. Persa i perket votimit ne Kuvend te ceshtjes se mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja Ruci u shpreh se votimi nuk ishte i sakte dhe se qeveria e dergoi ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese duke shkelur Kushtetuten. Ndersa vendimin e qeverise per shembjen e Piramides Ruci e konsideroi perpjekje te kryeministrit Berisha per te larguar vemendjen nga kriza politike.
Oferta
Ruci beri thirrje se duhet te filloje hetimi per materialet zgjedhore ndersa kutite e votimit do te konservohen. Hetim i pakufizuar i materialeve zgjedhore. Eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. I gjithe objekti i hetimit dhe te gjitha pikat pershkruajne qarte dhe sakte sipas ligjit per komisionet hetimore flet vetem per materialet e votimit. Persa i perket kutive te votimit ato te konservohen - theksoi Ruci. Ai nenvizoi se transparenca e zgjedhjeve do ti hape rruge reformes zgjedhore nderkohe qe tryeza e dyte dje po vijonte bisedimet per kete ceshtje. Nje jave me pare PS-ja i dorezoi kryeministrit oferten e saj per zgjidhjen e rruges pa krye ku e ka zhytur vendin me vota te vjedhura. Transparenca e zgjedhjeve do ti hapte rrugen jo vetem reformes elektorale por edhe mbare reformave te tjera per te cilat ka nevoje vendi. Heshtja tregon me se miri se Berisha nuk ka as me te voglin shqetesim per zgjidhjen e kesaj krize - u shpreh Ruci duke shtuar se nuk eshte opozita ajo qe po heziton per ti dhene zgjidhje krizes por vete maxhoranca. Cdo dite qe kalon tregon sesa te veshtire dhe te pamundur e ka Sali Berisha berjen e transparences se zgjedhjeve edhe kur opozita zbaton ate qe Parlamenti Europian ne rezoluten perkatese te nxjerre per Shqiperine ka thene qe te ngrihet komisioni hetimor me objekt hetimi materialet zgjedhore sic e kemi deklaruar edhe ne bashkebisedimet e tjera se bashku. Nuk eshte PS-ja ajo qe heziton nuk eshte PS-ja ajo qe nxjerr sebepe pa sebepe per te penguar transparencen e zgjedhjeve dhe per te hedhur hapin e duhur per zgjidhjen e krizes politike por eshte maxhoranca dhe personalisht Sali Berisha - tha Ruci duke nenvizuar se maxhoranca ka nje kohe te mjaftueshme per te shqyrtuar kerkesat e opozites. I kemi lene kohe te mjaftueshme maxhorances per kerkesat. E kemi dorezuar oferten dhe perseri kryeministri Berisha perdor ate fjali qe artikuloi ate dite edhe dje. I kerkojme Berishes te zevendesoje lojerat e fjaleve me veprime konkrete. Ai theksoi se opozita nuk do te terhiqet asnjehere nga kauza e saj per transparence.
Krimi dhe korrupsioni
Kreu i Grupit Kuvendor socialist shprehu nje shqetesim te madh per krimin dhe korrupsionin ne vend pas sinjaleve negative te Europes gje qe mund te ndikoje ne statusin per vendin kandidat per ne BE. Ai u kerkoi organeve kompetente te zbardhin vrasjen e deputetit Xhindi dhe te kryekomunarit te Terthores Veseli duke bere pergjegjes pushtetin e kryeministrit Sali Berisha. Ruci shprehu shqetesimin edhe per kercenimin e bere per deputetet Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka. Agjencite e huaja i dhane dje Shqiperise nje sinjal te keq. Sipas tyre aplikimi per vendin kandidat ne BE te Shqiperise nuk do te marre nje drite jeshile. Krimi korrupsioni dhe kriza e thelle institucionale e shkaktuar nga Berisha jane arsyet qe do te ndikojne per te mos hapur driten jeshile per fillimin e bisedimeve per fitimin e statusit kandidat - u shpreh Ruci. Nderkohe duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese do te kete zgjedhje vendore kreu kuvendor socialist theksoi se nuk eshte PS-ja qe vendos per zgjedhjet por mosmiratimi i nje kodi te ri detyrimisht te con te mosorganizimi i zgjedhjeve.
Shalsi Vasilit A ka klientelizem ne sistemin shendetesor
Partia Socialiste ka vene ne shenjester te akuzave nje tjeter minister te kabinetit Berisha ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka nisur ne drejtim te ministrit Vasili nje seri pyetjesh duke nisur me degradimin e sistemit shendetesor ne vend e deri te lista e barnave te rimbursueshme. Ai i ka kerkuar sqarim ministrit nese ka favorizuar biznese klienteliste ne kete proces. Cfare po ndodh sot me sistemin shendetesor ne Shqiperi Pse kane degraduar sherbimet dhe pse ndodhen ne pike te hallit spitalet shqiptare Si ka qene dhe si eshte gjendja e furnizimit te spitaleve me ilace Pse u vonua shpallja e listave per barnat e rimbursueshme dhe barnat spitalore A keni pasur ndikime nga individe te vecante per hartimin e listes se ilaceve te rimbursueshme e atyre spitalore Perse u shtyne nga marsi per ne shtator tenderet per furnizimin me ilace Cila ka qene menyra e furnizimit me ilace te spitaleve dhe ne menyre te vecante ajo e Spitalit Onkologjik prane QSUT-se gjate periudhes se mungeses se tendereve Cilet jane keshilltaret dhe kush ju nxit kur hartoni politikat shendetesore ne Shqiperi interesi i pergjithshem publik apo interesa te vecanta private - u shpreh Shalsi duke iu drejtuar ministrit Vasili.
30 Tetor 2010