E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza percaktohen 4 juristet qe do te hartojne ndryshimet ne Kod



Eljona Ballhysa
Tryeza e reformes zgjedhore e mbledhur dje per here te dyte percaktoi kater juristet e partive te koalicionit qeveritar te cilet do te hartojne ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ndersa dy partite opozitare Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk moren pjese ne tryezen e djeshme qe u zhvillua ne nivel ekspertesh.
Arian Madhi i republikaneve Spartak Braho i LSI-se Oerd Bylykbashi i PD-se dhe ish-kryetari i KQZ-se Kristaq Kume do te hartojne draftin per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Baze per ndryshimin e Kodit do te perbejne rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR-i ne raportin e publikuar pas zgjedhjeve te 28 qershorit.
Tryeza
Gjate fjales se tij drejtuesi i tryezes Ilir Rusmali tha se qellimi i tryezes eshte realizimi sa me pare i reformes zgjedhore. Ai tha se tryeza nuk do te synoje zgjidhjen e mosmarreveshjeve mes PD-se dhe PS-se. Rusmali beri te ditur se pikerisht debati mes demokrateve dhe socialisteve nuk duhet te behet pengese per realizimin ne kohe te reformes zgjedhore. Kjo tryeze nuk eshte per te zgjidhur debatin mes PS-se dhe PD-se - eshte shprehur Rusmali duke ritheksuar se ka rruge dhe tavolina te tjera per te zgjidhur ngercin mes dy partive politike ne vend. Me tej Rusmali beri te ditur se Partia Demokratike po shqyrton me seriozitet oferten e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Gjate fjales se tij perfaqesuesi i PD-se u beri thirrje partive politike por edhe organizatave joqeveritare qe te kontribuojne per reformen zgjedhore. Kjo tryeze ka nevoje per te gjithe ata pavaresisht nga rrethanat konkrete qe i kane penguar te jene sot prezente. Kjo tryeze nuk mund te shnderrohet dhe nuk ka per objektiv te zgjidhe debatin midis PD-se dhe PS-se. Ne jemi te vetedijshem qe problemet qe kemi me PS-ne duhet te zgjidhen bashkerisht. Jemi ne rrugen e trajtimit serioz te te gjitha kerkesave qe na vijne nga Partia Socialiste - tha Rusmali.
Edhe perfaqesuesit e dy partive te tjera te maxhorances Arian Madhi i PR-se dhe Nasip Naco i LSI-se shprehen keqardhjen per mungesen e opozites pasi sipas tyre ne rast se ata nuk marrin pjese ne hartimin e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor mund te akuzojne serish Kodin ne rast se humbasin ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Humbjen e tyre do tia faturojne perseri neser Kodit Zgjedhor reformes zgjedhore - tha perfaqesuesi i LSI-se ne Komision Nasip Naco.
OSBE
Te pranishem ne tryezen e djeshme ishin dhe perfaqesues teknike te Prezences se OSBE-se ne Tirane. Gjate fjales se mbajtur ne kete takim perfaqesuesi i OSBE-se kerkoi qe baze per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor te jene pikerisht rekomandimet e bera ne raportin e fundit paszgjedhor te OSBE/ODIHR-it. Me tej perfaqesuesi i OSBE-se kerkoi qe pjesemarrese ne tryezen per reformen zgjedhore te jene dhe partite joparlamentare numri i te cilave eshte me i madh se numri i partive parlamentare. Ne perfundim te tryezes u zgjodh sekretariati teknik me perberjen e kater juristeve te cilet do te hartojne draftin per reformen zgjedhore qe me pas do tia percjellin tryezes politike.

Rekomandimet e OSBE-se per reformen zgjedhore

Ne raportin e publikuar pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit OSBE/ODIHR-i renditi nje sere rekomandimesh te cilat do te perbejne aktualisht bazen per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. OSBE-ja rekomandon partite politike qe te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise.
Ne raport rekomandohet mosperfshirja e partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve qe
shqyrtojne ankimimet zgjedhore. Duhet te ndryshohen dispozitat ne lidhje me perseritjen e zgjedhjeve ne nje zone zgjedhore. Duhen perfshire mekanizma qe mund tu japin zgjedhesve si individe te drejten e ankimit ne rast te shkeljes se te drejtave te tyre zgjedhore - shkruhet ne raport. OSBE-ja i jep rendesi ndryshimit te Kodit Zgjedhor ne menyre qe dispozitat per financim publik te fushatave zgjedhore te mos u japin avantazh disproporcional dhe te padrejte partive parlamentare. Po keshtu kerkohet vemendje per ndryshimin e dispozitave qe kane te bejne me financimin e fushates. OSBE-ja rekomandon
eliminimin e cdo lloj mundesie per abuzim apo bllokim te procesit nga partite politike. KQZ-ja duhet te perdore me shume autoritetin e saj te gjere qe i jep Kodi Zgjedhor sidomos kundrejt komisioneve zgjedhore te nivelit me te ulet. Kur identifikon ose informohet per probleme ne nje KZAZ apo KQV te caktuar KQZ-ja duhet te jete me aktive ne hetimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve. Duhet te intensifikohet dhe te permiresohet trajnimi i anetareve te KZAZ-ve KQV-ve dhe Grupeve te Numerimit.
Banka e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile duhet te pastrohet me tej
dhe te perditesohet me qellim qe te permiresohet cilesia e listave te zgjedhesve.
Autoritetet ashtu si edhe partite politike duhet te marrin hapa vendimtare per te siguruar
qe mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos
ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates. Kandidatet qe konkurrojne duhet te lejohen te vezhgojne numerimin ne menyre te barabarte. Duhet te rishikohen dispozitat e Kodit Zgjedhor qe percaktojne kuota gjinore per listat e kandidateve jo vetem ne menyre qe te plotesohet standardi prej 30 i kerkuar ne ligjin Per barazine gjinore ne Shoqeri por edhe per te mbyllur hapesirat qe i lejojne partite ti shmangen qellimit te vete ligjit.

30 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›