Kuvendi miraton per pak minuta shitjen e 4 hidrocentraleve
Parlamenti miratoi dje brenda pak minutash pa debate thelbesore raportin vjetor te Bankes se Shqiperise dhe ligjin per privatizimin e 4 hidrocentraleve te vegjel ndersa deputetet e opozites bojkotuan edhe dje seancen plenare. Guvernatori i Bankes Qendrore Ardian Fullani tha se gjate vitit te kaluar ekonomia shqiptare shenoi rritje dhe inflacion brenda parashikimeve ndersa treguesit kryesore makroekonomike u mbajten me kujdes nen kontroll. Guvernatori Fullani tha se fuqia kredituese e sistemit bankar ishte rritur dhe ne kete menyre bankat mbeshteten me shume investime ne sektoret e sherbimit dhe prodhimeve te ndryshme.
Guvernatori tha se deficiti buxhetor u pergjysmua gjate 2010 ndonese ai mbetet serish problem kryesor krahas edhe presioneve inflacioniste qe vijne nga jashte vendit. Sipas tij monedha kombetare ruajti nje qendrueshmeri te dukshme dhe kjo mbeshteti bizneset vendase ku nder kryesoret jane sherbimet dhe ndertimi.
Nga ana tjeter Parlamenti miratoi ligjin per privatizimin e kater hidrocentraleve te vogla me synim qe te permiresohet si thane zyrtaret prodhimi dhe ecuria teknologjike e tyre. Disa deputete demokrate dhe ministri i Ekonomise Energjise dhe Privatizimeve Nasip Naco replikuan ne mungese me deputetet e opozites per kritikat qe ata kane shprehur per kete proces. Ministri Naco tha se gjate viteve te diktatures ekonomia shqiptare u traumatizua disa here me konfiskime dhe shtetezime masive te pronave te qytetareve ndersa tani ne demokraci qytetareve u sherbehet me privatizime transparente dhe te frytshme. Sipas zotit Naco Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare KESH po i privatizon keto kater hidrocentrale te vogla qe te ule kostot e mirembajtjes se tyre dhe te kujdeset me mire per hidrocentralet e medha ne veri te vendit. Kjo mase tha ministri i Energjise do te rrise prodhimin energjetik do te liberalizoje tregun energjetik dhe u hap rrugen investuesve te huaj ndersa parate nga keto privatizime do te perdoren per investime te tjera publike gjate 2011. Partia Socialiste ka deklaruar se kur te vije ne pushtet do te anuloje keto privatizime qe sipas drejtuesve te saj qeveria Berisha po i ben per te mbuluar abuzimet dhe shpenzimet e pajustifikuara. Opozita vazhdimisht i ka pare me dyshim proceset privatizuese te ndjekura nga qeveria per objekte te vogla e te medha ndersa qeveria eshte pergjigjur me masa per thellim e garanci per transparence.