E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rud: Rusia, kunder sistemit antirakete

Zyrtari me i larte i administrates se presidentit Bush per kontrollin e armeve, deklaroi se Moska eshte bere edhe me e prere ne kundershtimin e saj ndaj sistemit te mbrojtes antirakete, te propozuar nga SHBA.

Shefi per Kontrollin e Armeve ne Departamentin e Shtetit John Rood, tha se Moska kerkon qe te vere ne prove qendrimin e presidentit Obama lidhur me kete ceshtje. Por Rood shprehet optimist se te dy vendet do te mund te arrijne nje traktat te ri per kufizimin e armeve vitin e ardhshem.

Administrata amerikane ka ne plan te dislokoje raketa interceptore ne Poloni dhe nje sistem radar ne Republiken Ceke per t’iu pergjigjur kercenimit qe mendohet se paraqet Irani per sulme me raketa me rreze te gjate veprimi.

Por Moska e ka kundershtuar me force kete sistem duke e cilesuar si kercenim ndaj mbrojtjes se saj strategjike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›