Rudare serbet ende ne barrikada
Barrikada në Rudare afër Zvecanit vazhdon të qëndrojë edhe gjatë ditës
së martë, ndërkohë që rruga që të çon nga Mitrovica në drejtim të pikës
kufitare Jarinje mbetet e bllokuar.
Sipas burimeve të Kosovapress, një numër serbësh vazhdojnë të respektojnë orarin e qëndrimit në barrikadë dhe ata ndërrohen çdo katër orë, ndërsa disa prej tyre vëzhgojnë qarkullimin e automjeteve edhe në pikat tjera ku ishin vendosur barrikada më parë.
“Dyqanet tregtare në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me mallra nga Serbia dhe nuk vërehet mungesa e tyre”, thanë burimet, duke shtuar se mallrat po hyjnë rrugëve alternative.