E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina Xhunga shtatzënë: Fëmija, gëzimi më i madh në jetën e një gruaje

Rudina Xhunga pret një fëmijë. Sapo ka hyrë në muajine katërt të shtatzënisë, ndonëse nuk e refl ekton fare këtë. Lajmi doli pasi çifti Hila-Xhunga, ndau me miqtë gëzimin e daljes nga muaji i tretë, ndonëse Rudina, mesa duket shumë e rezervuar dhe supersticioze, nuk ka dashur ta ndajë lajmin e bebit, i cili duhet të ketë qenë njëmuajsh në ditën e 40-vjetorit të saj, në 22 qershor.

Xhunga, e cila drejton emisionin “Shqip” në “Top Channel” prej 10 vjetësh, nuk ka pasur asnjë shenjë të shtatzënisë gjatë këtyre tre muajve në ekran, që do të thotë se ka një barrë të mbarë. Madje ajo lajmëroi të hënën e kaluar, se nga 3 shtatori do të ndiqni në “Shqip” përgjatë sezonit të ri, intervistat me Anri Salën në Pompidou, me Omer Kaleshin në Paris, Jonathan Franzen në New Your dhe Artur Japin në Amsterdam. Lajmi i një bebi në vitin e parë të martesës për çiftin Hila-Xhunga, është lajmi më i gëzuar i jetës së tyre. Këtë gjë gazetarja e pohoi edhe gjatë një komunikimi të shkurtër që pati me ne gjatë ditës së djeshme. “Ti ke dyshim që një grua ka gëzim më të madh se ky në jetë?”,- iu përgjigj Xhunga pyetjes sonë për ndjesitë e këtyre ditëve. Ndonëse u përpoqëm ta ngacmonim më shumë, gjithçka rezultoi e kotë…

”Nuk thuhet gjë në muajt e parë, kështu është besimi”,- na e preu Rudina, duke na premtuar që shumë shpejt do të vijë në një rrëfim të gjatë për suplementin e verës. Duke uruar që fëmija të jetë i shëndetshëm, ne jemi duke pritur të zbulojmë detaje të tjera, si p.sh. kush është mjeku që e ndjek dhe ku do të lindë fëmija i gazetares së famshme, fryt i dashurisë që u kurorëzua në Njësinë 5 me ish-diplomatin dhe analistin e Gazetës sonë, Dritan Hila. Siç mësohet, aktualisht çifti simpatik ka nisur pushimet, por destinacioni që kanë zgjedhur mbetet ende enigmë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›