Paçarizi: Presioni politik në media, më nuk është relevant

(E plotësuar)
Një pjesë e mediave më shumë janë të instrumentalizuara në shërbim të grupeve të interesit edhe të ambicieve të tyre politike të pronarëve të tyre, ose njerëzve të afërt me ta, se sa që në shërbim të informimit të opinionit publik, u tha në debatin e organizuar me rastin e Ditës së Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Zyra e Koordinatorit për Zhvillimin e Agjencive të OKB-së në Kosovë, si dhe AAB-Riinvest të hënën kanë organizuar tryezën me qëllim të eksplorimit të veprimit të lirisë së shtypit në Kosovë, shqyrtimin e gjendjes së lirisë së shtypit në Kosovës, si dhe hapat që duhet të ndërmerren nga mediat.
Gjatë kësaj tryeze penalistët thënë se gazetarët kosovarë edhe më tej vazhdojnë të jenë të kërcënuar gjatë punës së tyre nga institucionet, kompani publike si dhe grupe të tjera të interesit, duke theksuar që vetëm gjatë vitit të kaluar 25 raste të formave të ndryshme janë raportuar të kenë pasur presione
Rrahman Paçarizi, drejtor i Bordit të RTK-së, i cili ka folur për lirinë e medias në Kosovë, ka thënë se liria e shtypit është një nga të drejtat themelore të veprimit profesional të gazetarit, duke shtuar që synimi për liri të shtypit dhe të medias në përgjithësi ndeshet me pengesa të shumta madje edhe me dilema etike, dhe edhe me dilema në kuptimin e qasjes nacionale. Ai ka theksuar se në mediat kosovare presioni politik më nuk është relevant, por sipas tij presionin politik, tanimë e ka zënë presioni ekonomik.
“Në median kosovare përgjithësisht presioni politik më nuk është relevant, por shprehet në formën e aktivitetit të gazetarëve, apo mediave ndaj grupeve të caktuara të interesit politik, vendin e këtij presioni e ka zënë presioni ekonomik. Në një formë apo në një tjetër, mediat kosovare i janë nënshtruar këtij presioni meqë targetovenca e tyre është një treg i vogël dhe tepër i varfër, që nuk u mundëson mediave që të jetojnë nga puna e tyre, ato jetojnë nga marketingu dhe jo nga prodhimi”, ka thënë ai.
Nora Demiri, përgjegjëse për komunikim në Zyrën e Koordinatorit për Zhvillimin e Agjencive të OKB-së në Kosovë, ka thënë se liria e shprehjes së shtypit është parim bazë në debate të hapura.
“Liria e informimit dhe liria e shprehjes janë parimet bazë për debatet e hapura dhe gjithëpërfshirëse, të cilat shpien në vendime të mirinformuara, të cilat gjithmonë reflektojnë nevojat dhe dëshirat e komuniteteve. Por një nga problemet më të cilat ne hasim sot, është që këto debate pjesëmarrëse, apo debate të hapura shpesh herë kanë mungesën e pjesëmarrjes të atyre që janë në nevojë dhe në veçanti atyre të cilët vazhdojnë në jetojnë në kushte të varfra”, ka thënë ajo.
Drejtori i AGPK-së, Imer Mushkolaj ka folur për gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët sot në Kosovë, duke përmendur me këtë rast që vetëm gjatë vitit 2009 në këtë Asociacion janë raportuar 25 raste të formave të ndryshme të presionit që u janë bërë mediave.
“Vetëm gjatë vitit të kaluar në AGPK janë raportuar më se 25 raste të formave të ndryshme të presionit, që janë bërë në media, por duhet ta kemi parasysh se këto janë vetëm raste të raportuara dhe ka edhe raste që nuk janë raportuar në AGPK, për të cilat ne edhe kemi ngritur zërin që ka ndodhur në Kosovë dhe që i ka shoqëruar gazetarët gjatë punës së tyre. Edhe në katër muajt e parë të vitit 2010, gjendja nuk është fare më e mirë, gazetarët kanë raportuar që të kenë pasur kërcënime, kanë pasur presione dhe presione në punë, nga institucione, kompani publike dhe nga grupe tjera të interesit”, ka thënë Mushkolaj.
Publicisti dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka folur rreth temës së presionit apo auto-censurës, si reflektim i opinioneve të mediave, si dhe për mediat në Kosovë, të cilat ballafaqohen me probleme të shumta, duke kërkuar me këtë rast që Ligji mbi autorin të funksionalizohet në mënyrë që të shmangen edhe vjedhjet e shkrimeve të gazetarëve, si dhe të kërkojnë gazetarët dhe mediumet qasje të pa penguar në dokumentet zyrtare.
“Ne jetojmë sot në një realitet, që një pjesë e mediave më shumë janë të instrumentalizuara në shërbim të grupeve të interesit edhe të ambicieve të tyre politike të pronarëve të tyre, ose njerëzve të afërt me ta, se sa që në shërbim të informimit të opinionit publik. Kjo lehtësirë i bënë këta pronar që të jenë të interesuar dhe jo të investojnë në media, por që të jenë më afër grupeve të fuqishme, dhe në kushtet e ekonomisë të varfër të Kosovës, grupet më të fuqishme reklamuese zakonisht janë agjencitë qeveritare”, ka thënë Krasniqi.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, shënohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila u mor në përpjekje për të vetëdijesuar njerëzit mbi rëndësinë e lirisë së të shprehurit dhe për t’i përkujtuar detyrimin për të mbrojtur këtë të drejtë siç parashihet në Artikullin e 19-të të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe përkujtohen gazetarët që humbën jetën në detyrë.
UGK kërkon më shumë liri për mediat
Me rastin e shënimit të 3 Majit - Ditës Botërore të Shprehjes së Lirë në Shtyp, Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), në Sheshin “Nëna Terezë”, kishte vendosur hartën e Kosovës të punuar me gazeta të ndryshme, me mbishkrimin “Më shumë liri”.
Muhamet Jahiri, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës, ka thënë të hënën se kjo ditë ka si pikësynim që të ngritë vetëdijen për rëndësinë e lirisë së shtypit si dhe t’ua kujtojë qeverive detyrat që kanë për të krijuar mundësitë për respektimin e të drejtës së lirisë së shprehjes.
Ai tha se praktikat e deritanishme tregojnë se në vendet ku mungon liria e shprehjes dhe e shtypit, ka edhe mungesë të demokracisë, zhvillim të krimit, të korrupsionit, anarkisë kontrabandës dhe të tjera dhe theksuan se gjendja e gazetarëve në Kosovë vazhdon që të jetë shqetësuese.
“Gazetarët edhe më tutje po ballafaqohen me shumë sfida. Me mungesë të kushteve të punës, presione të ndryshme politike, tendenca për ta kontrolluar punën e tyre, kërcënime të formave të ndryshme, sidomos ndaj atyre që zhvillojnë gazetari hulumtuese, bllokim të qasjes në dokumentet zyrtare, mos transparencë dhe shumë probleme të tjera. Ndërkaq mund të themi se pavarësisht kërcënimeve dhe pengesës që iu është bërë gazetarëve, asnjë rast deri më tani nuk është ballafaquar me drejtësinë”, ka thënë Jahiri.
Sipas tij të drejtat e gazetarëve në Kosovë shkelën thuajse në shumicën e sektorëve, të cilët mbulohen nga ta.
“Sipas asaj që ne kemi parë deri më sot, edhe pse jemi një organizatë e re, kemi parë që të drejtat e gazetarëve shkelen në shumicën e sektorëve, varet se cilin sektor e përcjellin. Nëse është çështja për temë politike, atëherë presioni vije nga politika, nëse është çështja për ekonomi, vije nga bizneset, apo diçka tjetër. Kemi pasur edhe rastin e fundit ku kemi pasur një pengesë të punës së gazetarëve edhe në gjykata, kjo do të thotë që ka ardhur edhe prej sektorit të drejtësisë”, ka thënë ai.
UGK-ja me këtë rast u ka bërë thirrje mekanizmave vendore dhe ndërkombëtar që të punojnë dhe t’i mbrojnë parimet e gazetarisë, lirinë e shprehjes, media të lira dhe të mos ushtrojnë presion mbi gazetarët, të mos ndërhyjnë në procesin e tyre dhe pavarësinë editoriale, sepse vetëm duke i respektuar këto vlera themelore e demokratike, do të arrihet parimi i mirëfilltë i zhvillimit të shoqërisë dhe i ekonomisë në përgjithësi. /kosovapress/