E Diel, 1 Nëntor 2026

Rugova kundër Gashit: LDK nuk është për zgjedhje të parakohshme

Deklarata kundërthënëse në mes të zyrtarëve të LDK-së sa i përket qëndrimit të kësaj partie për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Përderisa anëtari i Kryesisë, Arben Gashi të dielën nga selia qendrore e partisë ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në anën tjetër, nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, e ka quajtur deklaratë individualë kërkesën e Gashit. Sipas tij, deklaratat e Gashit nuk janë qëndrim i LDK-së.

Rugova ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se qëndrimi i LDK-së është që njëherë të bëhen reformat zgjedhore e pastaj të shkohet në zgjedhje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›