Ruhet tradita, veshjet tradicionale përballë modës

Numri i personave, të cilët preferojnë të kenë në garderobën e tyre një veshje tradicionale shqiptare, po rritet nga dita në ditë. Ata të cilët janë më të apasionuar dhe që paraqesin më tepër interes për të ruajtur traditën, janë emigrantët, shqiptarët e diasporës por një interes të veçantë paraqesin edhe të huajt.
Edlira Sulaj, e cila që e vogël është marrë me veshje popullore prej vitesh, ka një punishte të sajën, e cila merret vetëm me veshje tradicionale shqiptare.
Por, sa kushtojnë t`i blesh apo t`i marësh me qera, këto veshje të traditës shqiptareë Kostumet popullore preferohen shumë edhe nga çiftet e sapomartuar, për t`i veshur në ditët e dasmës.
Edlira Sulaj, si artizane ka marrë pjesë në shumë panaire të organizuara si brenda dhe jashtë vendit, ku është nderuar edhe me çmime.