Ruleti ballkanik

çuditshëm por krejt si nëpër përralla dhe gati njëkohësisht me fitoren e Kosovës në Hagë, ka dalë edhe një si bajloz që ka bërë të përballemi me një sërë zhvillimesh që këtë fitore mund ta shndërrojnë në “Fitore të Pirros”. Sa keq që në vend se të lexojmë se Kosova është njohur nga ato 50 e sa vende që mund të bëhen “makthi” i kundërshtarëve të saj, po lexojmë se si EULEX-i e ka marrë në shënjestër një ish-komandant të UçK-së, se si ndërkombëtarët po përzihen në procesin kundër Guvernatorit, se si EULEX-i paska arrestuar edhe një person që lidhet me hetimet në Ministrinë e Transportit apo edhe dezinformata se kush dhe si po premton autonomi e status special për veriun.
Kosova jo rrallë ka kaluar nëpër plot procese që asaj i kanë krijuar epërsi në raport me kundërshtarët e saj, por jo rrallë dhe krejt pahetueshëm e ka humbur epërsinë e krijuar. Kështu ka ndodhur edhe në vitin 1999, kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës me të cilën trupat e Milosheviqit niseshin për të mos u kthyer më në Kosovë, por epërsia e krijuar është shndërruar në dështim në një pjesë të ndjeshme të territorit. Lidershipi i atëhershëm, duke mos ditur se çfarë të bënte me veriun, ose duke mos pasur kohë për shkak të “lakmive të kohës”, nuk ka bërë asgjë dhe atje është krijuar një situatë të cilës Prishtina as sot, nuk po mund t’i vihet përballë dhe kjo ka bërë të mundur që po këto trupa, vetëm se në një petk tjetër, të kthehen e të kurulldisen në veri pa asnjë telashe. Ka ndodhur edhe në shkurt të vitit 2008, kur Kosova e shpallur e pavarur, nuk ka pasur një strategji se si do të vepronte në ditën e parë të saj si shtet dhe po ky shtet të përplasej pamëshirshëm për dy vjet.
Por cilat janë gjasat që Kosova pas fitores së madhe në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë ta humbasë epërsinë e krijuar për pak ditë. Beogradi tashmë ka bërë publike strategjinë e vet se si do të mund ta zbehte këtë fitore dhe se si këtë rezultat “8 me hiç” për Kosovën, ta rikthejë në favor të vetin. Hapi i parë u tha të ishte vendimi që të shpërndaheshin emisarët e saj nëpër botë që të bllokohej njohja eventuale e Kosovës nga mbi 50 shtete që nuk e kanë bërë këtë akoma. Hapi i dytë dhe shumë i shpejt, ishte dërgimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që të diskutohej çështja e Kosovës, sikur nuk ka ndodhur as pavarësia, as GJND-ja dhe sikur ajo të mos jetë njohur nga askush. Lidershipi serb duke e shkelur edhe kushtetutën e vet, sipas së cilës Kosova është pjesë e patjetërsueshme e saj, do që çështjen e Kosovës ta kalojë në Asamblenë e Përgjithshme. Me gjasë në kuadër të strategjisë së bllokimit të fitores për Kosovën, janë implikuar edhe media dhe gazetarë serbë, dhe tashmë kemi parë jo vetëm shtrembërime por edhe dezinformata, se si po zihet plani për autonominë politike të veriut ose për statusin special të tij.
Elita politike e Prishtinës, ndërkaq, po thuhet se do me i nisë pushimet. Ka pasur njoftime se ministri i Jashtëm i Kosovës ka pasur ose ka në plan që të zhvillojë takime të rëndësishme, kjo pas GJND-së, por jo diçka më shumë. Nga Ministria e Jashtme është thënë se Kosova ka një strategji politike e diplomatike se si të veprohet pas GJND-së, por opinioni s’ka parë gjë nga kjo strategji. S’ka pasur as njoftime nëse Kosova do të ketë nevojë për emisarët e vet, që t’i shpërndajë nëpër dynja, që “bingo” e Hagës, të mos hidhej në “ruletin ballkanik”, në të cilin Kosova ka dalë humbëse gjithmonë.
Dhe ndërsa emisarët kundërshtarë të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, tashmë janë në një “mission impossible” por me shpresë të shkaktojnë bile telashe, këta të Kosovës po thuhet se i janë futur “Sagës së pushimeve”. Pothuaj të gjithë ata kanë një shpjegim. Kosova ka miq dhe shëndeti mbi të gjitha. Në emër të shëndetit, pushimet do t’i kalojnë në plazhet e kripura. Beteja për Kosovën vazhdon në vjeshtë. Ndoshta deri atëherë edhe Kosova do ta përpilojë rezolutën e saj.