Ruli: Buxheti i qeverisë do rritet 15-20%

Buxheti i qeverisë do të rritet çdo vit me 15-20 përqind deri sa të arrijë dyfishimin në vitin 2013 deklaroi ministri i Bujqësisë, Genc Ruli në konferencën ndërkombëtare për të ardhmen e bujqësisë në një Europë që zgjerohet. "Transformimi i sektorit bujqësor nga një sektor për mbijetesë në një sektor të qëndrueshëm, modern e konkurues do të jetë sfida kryesore e bujqësisë dhe e zonave rurale në Shqipëri", u shpreh ministri Ruli.Qeveria shqiptare do ta mbështesë fuqishëm këtë sektor me fonde dhe programe të veçanta për mbështetjen e fermerëve dhe të agroindustrisë. Në këtë konferencë u konstatua se rritja ekonomike në bujqësi varion nga 3-3.5 për qind në vit.