Ruli-Fazekas: Rritje të import-eksportit të prodhimeve bujqësore
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka pritur në një takim homologun e tij hungarez Sandar Fazekas. Në takim dy Ministrat kanë diskutuar mbi përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në bujqësi dhe zhvillimin rural. Ministri Ruli në fjalën e tij tha se duhen shtuar instrumentat që do të sjellin rritjen e importit dhe eksportit midis dy vendeve në prodhimet bujqësore.
Ndërkohë, ministri hungarez i Zhvillimit Rural gjatë takimit tha se të dy vendet kanë shumë mundësi për të bashkëpunuar. Ai ka vënë në dukje faktin se Shqipëria në vitet e fundit ka njohur vetëm rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor.
Nderkohë më pas u zhvillua një takim midis biznesmeneve hungarezë dhe atyre shqiptarë që operojnë në fushën e bujqësiSë për të ngritur ura bashkëpunimi.