E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtator me shume konkurence mes celulareve

Muaji shtator ka sjellë për të gjithë abonentët celularë oferta të reja, që përkojnë me tarifa më të lira, kjo falë reduktimit të përshkallëzuar të tarifave me shumicë të operatorëve, reduktim i cili sjell më tepër konkurrencë në treg. Altin Rrapaj, drejtor i rregullimit të tregut, pranë Autoritetit të Komunikimeve elektronike dhe postare bën të ditur se falë këtyre reduktimeve, konsumatori fundor ka mundësi që të zgjedhë paketa të favorshme.

Zoti Rrapaj bën të ditur se numri i abonentëve të telefonisë celulare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 është rritur lehtë, duke arritur në 5.3 milionë nga 5.2 milionë që ishte një vit më parë. Kjo tregon se qytetarët shqiptarë kanë më tepër se 1 numër celular.

Ndërkaq, sipas AKEP numri i abonentëve të telefonisë fikse është reduktuar. Kjo edhe për arsye të konkurrencës së fortë të telefonisë celulare. Megjithatë, qytetarët kanë zgjeruar përdorimin e shërbimit të internetit broudbend përmes linjave fikse.

Aktualisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është duke rishqyrtuar tarifat rregullatore të telefonisë fiske, me qëllim uljen e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›