Ruli: Në 4 vitet e ardhshme, rroga e mësuesve 700 dollarë në muaj
TIRANË- Qindra gra kanë shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kandidatët e kësaj force politike në Qarkun e Gjirokastrës.
Kandidatët për deputetë të PD-së kanë zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Gjirokastrës. Kanë biseduar për arritjet e 8 viteve të fundit në sektorët e ndryshëm, si dhe kanë shpalosur platformën dhe objektivat për 4 vitet e ardhshme.
Duke u ndalur fillimisht te arsimi, Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili kryeson listën e kandidatëve të PD në Gjirokastër tha se rrogat e arsimtarëve u rritën, duke i motivuar ata dhe rritur cilësinë e mësimdhënies.
“Puna që bëmë në këto 8 vite është një punë madhore. Jemi si nata me ditën në gjendjen që kishim në arsim para 2005, një arsim thuajse të braktisur nga kujdesi, nga vëmendja dhe nga financimet e shtetit. Mësuesi me rrogë 150 mijë lekë, nuk mund të ishte mësues. Mësuesi me rrogë 350 mijë lekë, sa e kemi bërë ne ndihet më dinjitoz dhe premtimi që kemi bërë që mandatin që vjen nuk do të ketë asnjë arsimtar që të ketë më pak se 700 dollarë rrogë, ky është një premtim i madh”, tha Genc Ruli.
Një tjetër temë e bisedës ishte dhe shëndetësia, ku kandidati Ruli përmendi investimet e bëra për rikonstruksionin dhe modernizimin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe në qendra të tjera shëndetësore.
"Kemi investuar dy herë më shumë seç janë investuar më parë në shëndetësi. Së pari rritëm pagat e atyre që shërbejnë, të infermierëve, sanitareve dhe vetë mjekëve, këtyre të fundit pothuajse u janë dyfishuar pagat e tyre. Kemi hedhur para dhe kemi investuar nëpër spitale rajonale dhe në qendrat rajonale shëndetësore, janë mbi 400 të tilla që janë rikonstruktuar dhe janë pajisur me pajisjet më moderne të ekzamimimeve mjekësore", u shpreh ai.
Ruli tha se, "kemi gati tre fishuar shumën për rimbursimin e ilaçeve, kjo prek më shumë të moshuarit, pensionistë, ata që janë papunë dhe gjithë ata qytetarë që përfitojnë nga skema e sigurimit primar në shëndetësi. Sot kemi një fond prej 8.5 miliard lekë që japim vetëm për rimbursimin e barnave, e kishim vetëm 3 miliard lekë në vitin 2005”.
Kandidatët e PD-së për deputetë u pyetën dhe për çështje të tjera, ku ndër më kryesorët ishte punësimi dhe arsimi profesional.
“Mandatin e ardhshëm, nisur nga ato që kemi bërë në këto 8 vjet për punësimin, një nga problemet kryesore që do të trajtojmë është papunësia, por sidomos punësimi i të rinjve. Punësimi i të rinjve do të jetë prioritet i qeverisë. Që tani kemi një program të qartë. Në kemi 3-fishuar numrin e të rinjve që shkojnë në universitete. Kemi 2-fishuar numrin e të rinjve që ndjekin shkollat e mesme, apo shkollat profesionale. Të mos i lemë ata pa punë, do tu krijojmë mundësitë që të gjejnë punën, profesionin e tyre, të kenë të ardhmen e tyre”, tha Genc Ruli.
Në takim morën pjesë rreth 300 gra të cilët shprehën mbështetjen për Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj.
(m.a/ata/BalkanWeb)