Fier, kryesia e 'Aleanca Demokratike' largohet nga kjo forcë politike, bashkohet me LSI
FIER- Artan Koçi, kryesuesi i listës së LSI-së së Aleancës Demokratike, në Qarkun e Fierit, për zgjedhjet e 23 qershorit largohet nga gara. Strukturat e kësaj force politike dhe anëtarësia e qarkut të Aleancës Demokratike, në Fier gjithashtu largohen nga kjo parti dhe bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Lajmi u komunikua gjatë një deklarate për media e kreut të PAD-së në Fier, Artan Koçi. Koçi nënvizoi se shkak i largimit të kryesisë nga kjo forcë politike është se ‘Aleanca Demorkatike nuk merr në konsideratë mendimet e bazës”.
"Bashkohem me LSI si forca e vërtetë politike evropiane. Vendimi i lidershipit tonë për tu bashkuar me PD i gabuar. Anëtarësia e PAD-së e Qarkut Fier përkrah LSI. Kontributi i Aleancës Demokratike do të jetë i madh në vlera njerëzore”, theksoi Koçi.
Vendimi i marrë nga e gjithë struktura e PAD-së në Fier, u përshëndet edhe nga Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Shtëpia me derë të hapur, për të gjitha vlerat intelektuale dhe morale. LSI drejt fitores spektakolar , në Qarkun e Fierit. Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjithë Qarkun e Fierit. Ky veprim mbështet frymën e gjerë popullore që kërkon rotacionin politik”, u shpreh Vasili.
Neritan Ceka është kryetari i partisë Aleanca Demokratike.
(e.m/BalkanWeb)