E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Projekti për stacionin e madh të Semanit nuk është zhdukur

Nga Fitim Zekthi

Ministri i Ekonomisë dhe i Energjitikës, Genc Ruli, mohoi dje shuarjen e projektit të madh për stacionin e gazifikimit në Seman. Ministri tha se ai është një projekt në rrugë e sipër për t’u realizuar dhe ende ai është funksional. Qeveria shqiptare, tha ministri, e cilëson këtë projektet si shumë të rëndësishëm për zhvillimet energjitike në vend, por edhe për zgjerimin e investimeve të huaja. Ministri megjithatë nuk mundi të thotë dhe as të paraqesë ndonjë detaj të ecurisë së këtij projekti. Në marrëveshjen me qeverinë italiane për stacionet e reja të energjisë që do të ndërtohen në vend dhe në lejet e dhëna nga qeveria shqiptare nuk ishte i pranishëm stacioni i madh i gazifikimit të kompanisë “ASG Power”. Në fakt ky projekt ka nisur më shumë se dy vite më parë dhe për të qeveria ka dhënë edhe lejen e sheshit të ndërtimit. Që prej asaj kohe asnjë e dhënë e re dhe asnjë gjë nuk ka nisur të lëvizë nga projekti. Përkundër asaj që u tha se atje do të niste puna shumë shpejt, nuk ka nisur asgjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›