Basha Mbeshtetje prodhuesve shqiptare
Sommelierët, njohësit e thellë të artit të kulinarisë dhe të verës, nderuan me çmime cilësie kantinat shqiptare të prodhimit të verës në "Panairin e Verës dhe Guzhinës Shqiptare", çelur sot në “Qytezën e Festave të Fundvitit”, në rrugën pedonale “Murat Toptani”.
Në këtë event promovues për zhvillimin e prodhimit të verës në Shqipëri dhe eksportin e saj, konkurruan 12 kompani shqiptare prodhuese të verës. Panairi, i pari i këtij lloji në Tiranë, u organizua nga Ministria e Bujqësisë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranës, duke e kthyer kryeqytetin në qëndrën e degustimit të verës, produkt me traditë të hershme në vendin tonë.
“Vreshta Tirana nuk ka, por Tirana është padyshim tregu më i madh i verës dhe qyteti me shijuesit më të mirë të saj. Jam i kënaqur që na jepet mundësia të mbështesim prodhuesit shqiptarë të verës, të cilët kanë nisur jo pa vështirësi prej dhjetra vitesh prodhimin e verës në parametrat e cilësisë së pranueshme jo vetëm për konsumin e brendshëm, por edhe për eksport”, u shpreh Kryebashkiaku Lulzim Basha, në çeljen e panairit.
Ai theksoi nevojën për të mbështetur prodhimtarinë shqiptare të verës , prodhuesit e saj, të cilët janë punësues, punëdhënës, kreditorë.
“Ky është një aktivitet që ngërthen të gjithë zinxhirin ekonomik, një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar potencialet e pazhvilluara të vendit tonë, për ta marketuar vendin tonë si një vend i hershëm i prodhimit të verës, vend me potenciale të mëdha turistike”, tha Basha, i cili i akordoi çmimin e parë të cilësisë kantinës “Çobo”.