E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Europiane kunder Trafikimit te Njerezve diskutojne autoritetet

Zëvendësministret e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Prefekti i Tiranës dhe OJF-të, janë mbledhur sot në Ditën Europiane kundër Trafikimit të Njerëz, për përfshirjen e mekanizmave vendorë në mbrojtjen e fëmijëve dhe ndalimit të shfrytëzimit.

Takimi synonte koordinimin e aktorëve kryesorë për parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë, si dhe mesazhet kundër trafikimit dhe shfrytëzimit.

Drejtori belg për Migracionin dhe Azilin mbërrin në Tiranë për të shprehur shqetësimin në lidhje me shtimin e kërkesave për azil në Belgjikë prej shtetasve shqiptarë. Një shqetësim që ka ardhur pas muajit gusht dhe që më tepër se një kërkesë azili është parë si një mashtrim për qëllime përfitimi nga shtetasit aplikues.

Burgaj shtoi se Policia e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e organizatorëve të kësaj skeme falsifikimesh, të cilët me anë të mashtrimeve përfitojnë shuma të caktuara parash nga personat që bien viktima të këtyre skemave për azile.

Dy drejtorët theksuan se më të penalizuarit nga e gjithë kjo skemë mbeten shtetasit shqiptarë që paguajnë për falsifikime të tilla, pasi veç humbjes së parave, energjive dhe kohës, rrezikojnë të mos hyjnë në vendet shengen për një periudhë 5-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›