Ruli: Rritje të eksporteve bujqësore, ulje të importeve
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka analizuar punën një vjeçare të institucionit që ai drejton ndërsa ka deklaruar se viti 2011 ka shënuar rritje të kënaqshme të eksporteve bujqësore dhe nivelin më i ulët për importet gjatë 5- vjeçarit të fundit.
“Dinamikën e sektorit të bujqësisë e ilustron ecuria e eksporteve bujqësore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe në total kemi rritje 33%, ku veç perimeve, bimëve medicinale, kemi tashmë fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje të mirë për këtë vit 38% dhe ajo që spikat është rritja e eksportit të mishit” ka theksuar Ruli.
Sipas tij, tendencë rritje kanë shënuar eksportet e agroindustrisë, eksportet e peshkut të konservuar, perimet e konservuara dhe prodhimet e mishit.
Ruli gjithashtu theksoi se gjatë vitit 2011, sektori i bujqësisë ka arritur të ruajë dinamikën e zhvillimit ndërsa shtoi se gjatë këtij viti është rritur prodhimi vendas dhe sipërfaqja e zonave për shfytëzim. Një tjetër sukeses për ministrin Ruli është edhe dixhitalizimi i informacioneve bujqësore që bën të mundur që fermerët të kenë akses për marrjen e informacioneve si dhe dixhitalizimi i arkivës.