Forcohet dollari shkembehet me 109 leke

Forcohen edhe më tepër pozitat e monedhës amerikane në tregun valutor. Kriza ekonomike që ka përfshirë eurozonën po vlerëson dollarin në raport me euro, e cila është akoma e lëkundur.
Së fundmi, në kursin e këmbimit valutor vendas, një dollar është shkëmbyer me 109 lekë duke arritur kështu vlerën më të lartë krahasuar kjo me 2011.
Përgjatë vitit që sapo lamë pas monedha amerikane ka qëndruar në kuotën e 99 lekëve, ndërkohë që në javët e para të këtij viti dhe sidomos ditët e fundit është vlerësuar me rreth 10 pikë më shumë. Ndërkohë që euro shkëmbehet me rreth 138 lekë nga 142 lekë që ka qenë shkëmbyer më parë.
Sipas specialistëve, efektet kryesorë të zhvlerësimit të euros kanë ardhur si rezultat i vendimit të angjencisë së vlerësimit “Standart and Poors” për të ulur kreditimin e nëntë vendeve europiane. Që prej ditës së premte kur agjensia e vlerësimit reduktoi nivelin e kreditit për vendet e eurozonës, duke përfshirë Francën e Italinë, bursat europiane u tronditën dhe euro arriti në nivelin e saj më të ulët në 16 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.