E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Schulz zgjidhet president i Parlamentit Europian

Socialdemokrati nga Gjermania Martin Schulz është zgjedhur president i ri i Parlamentit Evropian.

Zgjedhja e tij erdhi pasi dy grupet më të mëdha parlamentare, Partia Popullore Evropiane dhe socialdemokratët, ranë dakord për zgjedhjen e tij.  56- vjeçari Martin Schulz, pason në këtë post konservatorin nga Polonia Jerzy Buzek.
 

Kandidatë për këtë post kishin edhe liberalët dhe partitë skeptike ndaj Bashkimit Evropian. Posti i presidentit të Parlamentit Evropian tradicionalisht ndahet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve.

Schulz është anëtar i këtij Parlamenti prej vitit 1994 dhe aktualisht drejton grupin parlamentar të socialdemokratëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›