Schauble:Kriza e euros nuk zgjidhjet me shtypje parash

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble ka refuzuar sërish një angazhim më të sforcuar të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) si dhe obligacionet e përbashkëta në euro në zgjidhjen e krizës së huave.
Modeli i SHBA-së për të shtypur para pa fund, nuk funksionon në Evropë, tha Schauble në Berlin ndërsa ka shtuar se kriza e huave e euros nuk mund të zgjidhet duke ndezur BQE-ja, si banka emetuese amerikane Fed makinën e shtypjes së kartëmonedhave.
"Një masë e tillë mund t`i qetësoje tregjet vetëm për njëfarë kohe por pastaj humbet besimi te Eurozona, shtoi ai.