E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS me dy qendrime Protesta dhe Venecia. Rama Ne shesh te largojme Berishen

Megjithese te premten numri 2 i socialisteve Gramoz Ruci perseriste oferten e fundit per nje marreveshje me mazhorancen kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pergatit bazen e partise per protesta. Ne takimet e tij ne Tepelene dhe Permet kryesocialisti Edi Rama tha se me rezistence dhe protesta do te arrije te largoje kete qeveri te korruptuar nga pushteti.

Ne do te rifillojme protestat tona edhe me te bindur edhe me me shume fuqi dhe kurajo sepse renimi ekonomik qe e kemi paralajmeruar qe te nesermen e 28 qershorit sot eshte realitet ne shtepite e shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e Sali Berishes. Ne duhet te protestojme te rezistojme sepse ne kemi detyrimin karshi vendit karshi njerezve dhe njeri-tjetrit ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe. Rruga jone eshte rruga e protestes e rezistences para kesaj force te se keqes qe kemi perballe tha Edi Rama kryetar i PS-se.

Ka disa dite qe kryesocialisti Edi Rama ka nisur nje tur takimesh ne te gjithe Shqiperine me socialistet te quajtur Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Po keto dite opozita ka ulur ne maksimum pritshmerite e saj nga marreveshja politike. Tashme socialistet nuk kerkojne konsensus per te vene ne levizje Komisionin e Venecias por marrin persiper ta aktivizojne vete kete institucion duke lene rinumerimin e fleteve te votimit ne dore te eksperteve te huaj nderkombetare.

Ky leshim i fundit i opozites thuajse perputhet plotesisht me variantin per zgjidhje te propozuar nga Partia Demokratike. Lidershipi socialist me keto dy qendrime te ndryshme te tij i ka lene shumices ne pushtet te zgjedhe protestat e Edi Rames ne rruge apo marreveshjen e Gramoz Rucit ne kuvend.

Dorian Kodra Azhornuar se fundi e shtune 18 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›