E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza e pare e regjistrimeve te henen lista e studenteve

Edhe nje dite ka mbetur nga faza e pare e regjistrimeve per fituesit ne universitete. Pas dites se diele pritet qe APRIAL te shpalle listat e tjera ne baze te udhezimit te ministrise se Arsimit per kandidatet qe nuk jane shpallur fitues ne fazen e pare por qe mund te perfitojne ne te dyten. Por shqetesimi qe ngrejne perfaqesuesit e universiteteve jane cfare do te behet me kuotat e mbetura bosh edhe pas fazes se dyte te regjistrimeve. A do te plotesohen ato apo do te digjen. Ata i bejne thirrje ministrise per te nxjerre udhezimet perkatese.

Ajo cka ne dime deri tani eshte qe pasi shpallen te gjithe emrat e fituesve brenda kuotave perkatese do te behet regjistrimi i atyre te cilet deshirojne qe te shkojne ne degen qe ata kane preferuar. Eumlshte normale dhe eshte e pritshme qe do te ngelin kuota bosh per arsye te ndryshme jo te gjithe regjsitrohen. Normalisht ne presim dhe kjo eshte konfirmuar dhe nga ministria qe do te kete nje faze te dyte qe viza do te zbresi me aq kuota sa jane bosh. Por ajo qe nuk kemi te qarte akoma eshte qe ne nese do te ngelin kuota bosh pas fazes se dyte cfare do te ndodhe u shpreh Ervin Demo drejtor i marredhenieve me publikun ne UT.

E nderkohe specialistet e ministrise se Arsimit thone per Alsat se nuk do te kete kuota bosh megjithate hap pas hapi per cdo fakultet do te merren dhe masat perkatese. Ne nuk presim qe te kemi kuota bosh. Ne rast se do te kemi do te shikohet hap pas hapi ne cdo universitet se cfare do te bejme. Nje gje garantoj gjithe maturantet te gjithe kandidatet qe procesi eshte shume transparent u shpreh Ndricim Mehmeti specialist ne MASH.

Te gjitha rregjistrimet per here te pare kete vit pritet te perfundojne ne 9 tetor perpara fillimit te vitit te ri akademik duke shmangur keshtu ardhjen e studenteve te rinj me vonese edhe pergjate tij ashtu si ka ndodhur ne vitet e kaluara.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e shtune 18 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›