Ruli Trualli i ish-ekspozites u eshte kthyer pronareve te ligjshem
Ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli iu kunderpergjigj akuzave te Partise Socialiste duke sqaruar se trualli i ish-ekspozites Shqiperia Sot u eshte kthyer pronareve. Keta te fundit kishin depozituar tete kerkesa njera pas tjetres duke kerkuar privatizimin e prones se tyre. Ministri i akuzuar vuri ne dukje se cmimi me te cilin ishte shitur godina ishte percaktuar ne baze te hartes se cmimeve sipas nje vendimi qeverie te vitit 2003.
Trualli sipas Rulit iu kthye falas pronareve pasi ata ishin te zotet e tokes dhe vendimi per privatizimin nuk beri gje tjeter vecse u njohu atyre te drejten e ligjshme. Kjo bashki nuk ka shpronesuar asnje pronar per investimet qe ka bere qofshin rruge qofshin cfaredo tjeter - tha Ruli.
15 Shtator 2010