Shalsi Dokumenti qe do te zbardhe te verteten e privatizimit
Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi e ka paralajmeruar dje ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli se do te publikoje sot nje dokument qe do te shpjegoje privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot. Shalsi i ka drejtuar serish disa pyetje Rulit i cili sipas tij nuk u ka dhene pergjigje. Kush e filloi procesin e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot Cila ishte nxitja A ka takuar z. Ruli ndonje njeri prane kryeministrit Sali Berisha Cili eshte roli i zonjes Vokshi apo me mire te themi i zonjave Vokshi ne procesin e privatizimit te ish-ekspozites dhe pse cmimi i shitjes se truallit mbeti i pandryshuar me vendimin e Keshillit te Ministrave nderkohe qe u trefishua ne zonat perreth Kush jane keta zoterinj qe nuk u japin pergjigje pyetjeve publike te opozites Cfare e konsiderojne veten keta zoterinj Pse fshihen pas nje pushteti Mendojne se kane nje pushtet te pakufizuar Cfare atributesh i vendosin vetes se tyre Si eshte e mundur qe ne Shqiperine e vitit 2010 ka ministra i trajtojne trojet publike si pasuri te baballareve te tyre Cfare i shtyn keta zoterinj te grabisin pronen e publike dhe te mos japin asnje fjale pergjigje Kjo eshte e paimagjinueshme kjo eshte e pakonceptueshme kjo eshte e patolerueshme. Ne pritem per pergjigjet te cilat fatkeqesisht edhe kur erdhen ishin te genjeshterta - iu drejtua Shalsi Rulit. Pyetje te cilat ndoshta do te marrin pergjigje sot.
15 Shtator 2010